“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

13 Mars 2026, 15:02Kronika TEMA
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj, i dha fund jetës si pasojë e dhunës sistematike.

Gazetarja e kronikës, Aida Topalli, në një intervistë të detajuar për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut në Radio Tirana, ka zbërthyer prapaskenat e kësaj historie që nisi si një përrallë dashurie dhe përfundoi në mënyrë tragjike.

​​Sipas gazetares Topalli, historia mes dy të rinjve nga Lezha ishte e gjatë, por martesa e tyre rezultoi jetëshkurtër dhe e mbushur me dhunë.

​“Dy të rinjtë kishin një histori të gjatë dashurie, të cilën e kishin kurorëzuar në martesë verën e vitit të kaluar. Martesë e cila zgjati vetëm 3 muaj pasi ka pasur dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike ndaj 25-vjeçares”.

​Përtej dhunës nga ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi, hetimet po shtrihen edhe tek anëtarët e tjerë të familjes. “Ka pasur akuza dhe deklarata të të afërmve se ka qenë vjehrra “molla e sherrit” mes çiftit të ri. Por grupi hetimor do të hetojë se çfarë fshihet pas kësaj”.

​​Pas divorcit, Xhuana po përpiqej të ndërtonte një jetë të re në Tiranë, ku punonte dhe jetonte me shoqen e saj. Megjithatë, takimi i fundit me ish-bashkëshortin, i cili ishte kthyer nga Italia më 9 mars, rezultoi fatal. “Pas debateve të vazhdueshme me mesazhe, ai është takuar me ish-bashkëshorten dhe kanë qëndruar deri rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së martë. Kur është kthyer në banesë, shoqja e saj ka deklaruar se Xhuana ka qenë me shenja të dukshme dhune, deri në nofull të thyer.”

Kjo gjendje e rënduar fizike dhe psikologjike e shtyu të renë drejt konsumimit të fostoksinës. Edhe në momentet e fundit të jetës, Xhuana arriti të dëshmonte për tmerrin e përjetuar. “Xhuana Nikollaj ka mundur të rezistojë për të paktën 2 orë që nga momenti që është marrë nga banesa për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Ka deklaruar se personi që i ka shkaktuar shenjat e dhunës dhe që e ka çuar drejt kryerjes së një akti të tillë ka qenë ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi”.

​​Një detaj kyç në hetim është letra që 25-vjeçarja la pas, ku përdorimi i numrit shumës lë të kuptohet se presioni nuk vinte vetëm nga një person. ​“Ajo ka lënë një letër ku shkruhej: “Nuk mund të lejoj të më dëmtojnë më shumë, prandaj ju kërkoj falje”. Xhuana në atë letër flet në numrin shumës, shkaktarë mund të kenë qenë edhe familjarë të ish-bashkëshortit të saj.”

​Një prej pikëpyetjeve të para që u ngrit pas ngjarjes ishte një shtatzëni e mundshme që mund të kishte ndikuar në rëndimin e situatës. Megjithatë, gazetarja Topalli sqaroi se rezultatet zyrtare e kanë rrëzuar këtë pistë. “Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton që 25-vjeçarja nuk ka qenë shtatzënë”.

​Edhe pse dhuna ka qenë e pranishme dhe e njohur nga rrethi familjar, institucionet ligjzbatuese nuk kanë pasur dijeni për këtë dramë. Siç konfirmon Topalli në emisionin “Në Radio”, “në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës nuk ka pasur një denoncim të mëhershëm të familjarëve”. Kjo vjen si pasojë e dinamikës së vështirë të çiftit, i cili ka kaluar nëpër “periudha të ndryshme, momente qetësie dhe momente të agravimit të situatës”.

Përcjellja për në banesën e fundit të së ndjerës në Shëngjin nuk ishte vetëm një ceremoni lamtumire familjare, por u shndërrua në një thirrje të fortë për reflektim mbarëshoqëror. Qytetarë të shumtë u bashkuan në homazhe, duke ndezur qirinj në kujtim të Xhuana Nikollajt, një gjest që ashtu siç u shpreh gazetarja Aida Topalli, shërbeu si “një kambanë alarmi për situatën në të cilën ndodhet shpesh gruaja shqiptare”.

Përtej tragjedisë, Xhuana Nikollaj përfaqësonte një vajzë plot ëndrra dhe ambicie, e cila pavarësisht sfidave të martesës, po përpiqej të ndërtonte një jetë të pavarur. “Ka qenë studente e Drejtësisë dhe punonte në Tiranë. Vinte nga një familje e mirë, e kulturuar, të cilët e kishin mbështetur pas divorcit kur kishte tentuar të vazhdonte jetën e saj. Bëhet fjalë për një vajzë të bukur, të shkolluar, që punonte dhe vazhdonte jetën e saj”.

Gazetarja Topalli e mbylli intervistën me një mesazh sensibilizues për të gjitha gratë që gjenden në situata të ngjashme. ​“Jeta është një libër që duhet shfletuar, nuk duhet të mbetemi në një faqe të shkruar, duhet të kalojmë te faqet bosh për t’i mbushur ato me momente të bukura dhe shpresë. Jeta vazhdon dhe duhet të shohim gjithmonë një dritë në fund të tunelit”.

​Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim Eraldo Fizin, ndërsa vdekja e Xhuana Nikollajt mbetet një plagë e hapur dhe një thirrje për drejtësi.

21 Komente

  1. P
    Pet.

    "Gazetaret" me shume se japin informacion, ngaterrojne nga te gjitha anet vetem per pak vemendje. Perfshijne ne valle kedo . Si ka mundesi qe nuk u bie ne sy qe : Ku e gjeti Fostoksinen ne 3 te mengjesit? .Nuk ma merr mendja qe farmacite bujqesore te jene hapur. Nejse, varja ,ka kohe qe nuk u besonohet me gazetareve.

    Përgjigjjuni
    1. Kutuzovi

      Bashkeshorti saj te vearet ne litar dhe t'u hidhet qeneve t'a hane. Ka çuar nje njeri 25 vjeç qe kishte enderrat dhe jeten e saj perpara. Ai eshte kriminel.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        Drejtesi per vajzen.... burgu eshte minimumi per VRASESIT e dhunuesit BARBARE.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Paco

        Hidherim dhe dhimbje vajze e zgjuar studio the per drejtesi I dintte ligjet Nuk duhej te perfundonte ne kete situate dhimbje per family member por familja duhet te ishte me e kujdesshme ngushellime burg I’m te perjetshem no mo drite dielli ngushellime.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alba

          Duhet qe ai morri i zi dhe halet qe ka per familjari ish-dhendri te kalben ne burg. Vajza si peri, ne lule te lirise te iki keshtu. Gjynah!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Remarku

            Ku ishte familja?????këta njerëz nuk duhet të rrojn më mbi dhe...kjo është e tmershëme..yë mendosh sa me sakrifica rritet një fëmijë..dhe ti mari jetën një kafshë...

            Përgjigjjuni
            1. L
              LORA

              Ende nuk ende ka lajm per kapjen nga policia te eraldo fizit ?! Eshte e papranushme.

              Përgjigjjuni
              1. d
                drejtesi e munguar

                Vajzes te vdekur i qofte dheu i lehte dhe u prehte ne paqe.Por,pyes:Ku jane ato 17-OJQ per mbrojtjen e G.Bardhit bene deklarate kunder nje femre?Duhet ta kuptojme se ka ikur nga jeta nje vajze,nje grua.Turp per ato organizata qe nuk po flasin!Ne Shqiperi nuk flet kush per JETEN e marre pasi nuk sjell fitim.JETA eshte gjeja me pa vlere.Vlere kane karikia dhe parate.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Laci

                  Nuk ja mori jeten kafsha o te semure mendore u helmua me fotoksine Dhe sa per vetevrasjen po ajo qe vrau tre femijet ne Shkoder ca ishte kafshe pse nuk shruani o te semure ata femije qe vrau te kujt ishin Jeni ju shoqeri te semuresh mendore qe po dergoni familjet ne katastrofa Sepse ju te semuret nuk dini kurre te falni dhe te ndihmoni nje familje ne momente te veshtira Ju te semuret Semurat)mendore shtyni femrat drejt degjenerimit me semundjet duke pare veten qe jeni te shemtuar ne shpirt ne zemer ne goje ne trup shtyni keto femra dhe nena drejt shkaterrimit Jeni niveli zero maskaresha ordinere pjella te ndyra Nuk dini kurre te jeni pozitive te embla te mira qe kur dikush ka nje problem ta ndihmoni Ju qe fryni byth e buze qe rrini me strece ne vrime te bythes qe skeni pare k me sy dhe jeni bere si te papara dhe ju te shpifurat e mesiperme te cmendura mendore po cmendi nje komb te gjithe dhe nuk po ndaloni Kjo femer mendonte se ndarja nga dashuria e jetes dhe shkuarja ne tiranr vetem me shoqen do i sillte rehati po kur ks pare qe ne Tirane te cajne ujqerit nuk e ka ditur dot drejtimin dhe beri ate Qe ju te semure mendore nga nena babai fare fisi dhe shoqeria se shtet nuk kemi Duhet ta kishin perkrahur qe jeta vazhdon familja eahte gje e bukur mos u nxito Mere qete vepro me kujdes Dhe me qetesi dhe kujdes cdo e mire vjen pas Kur ju te semuret ushtoni dhune psikologjike ne jeten e shoqerise E para ndahe sikur ju i doni te miren Kur ju byth shwyera dhe goje sperma Nuk doni veten tuaj Prandaj boll o masksresha dhe maskarenj Jeni njerez te mbaruar Nje e rritur qe vret veten dhe edhe leter nuk e ka vrare burri Po e keni vrare ju te semure mendore qe fusni ne trysni ciftet shqipetare Kjo eshte e rritur dhe te martohet te ndahet te vrase veten te bredh me 20 vete eshte e rritur Nuk mban mashkulli pergjegjesi per cdo femer qe vdes o te cmendura mendore Kur rri nuk e ndan eshte i keq mashkulli Kur e ndan dhe ajo demton veten prape i keq mashkulli ptuuuu race e cmendur Po pse mashkulli e ka fajin qe cmendeni ju dhe ikni ne pidh te semes O te semura mos semurni gjithe dynjane boll se po merni me qafe shume njerez te pafajshem

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sfjfj

                    Maloku vogel do te bej familje po e do dhe mamin me vete. Rrota kari

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shaqua.

                      Me fal or Laci por ne fjalet e tua ka vetem paragjykim. Per mua qe per here te pare shikoj fotografite, sesi kam nje boshllek ne stomak. Duken si cift i persosur per njeri tjetrin, por me sa duket ato qe shef nuk jane te vertat. E verta nuk eshte e njejte per te dy, por i i takon ligjit dhe zotit te gjykojne...

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aron

                        Laco, e lexove me vemendje? Te pakten me ate qe dime deri me tani vajza ka pasur mbeshtetje nga familja e saj edhe mbas ndarjes, dhe kane qene njerez te kulturar, pra jo nga ata qe e shikojne ndarjen si fundi i botes. Rendimi i saj ka ardhur edhe me teper kur ky ish i shoqi e paska dhunuar deri ne ate pike sa ka pasur edhe thyerje noflle. Ku e conte mushka ate ta dhunonte akoma fizikisht kur tashme ishin te ndare? Fatkeqesisht mendja eshte nje koker gruri, dhe ajo ka menduar se do te dhunohej keshtu gjithmone edhe pse ishin ndare bashke. Mbase ai djali nuk ishte qe i dha ate grushtin fatal te fundit nga ana fizike, por nga ana psikologjike sipas asaj qe lexojme duket se ka qene shkaktari, qe mos te flasim edhe per vjehrren sipas te dhenave.

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zagali

                          Laçi! Na thuaj,kush e shtyu drejte vetevrasjes? Dhuna,dhuna dhe pushteti i burrit,e çuan atje ku ajo nuk deshironte.

                          Përgjigjjuni
                        2. J
                          Juve

                          Gjynah,ngushëllime vajzë e të.se nga jashtë gjykojmë lehte

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Burgaxhiu

                            Për këto të ngrihet Komiteti i Helsinkit dhe ato organizatat OJF dhe jo më ngrihen në mbrojtje të Gaz Brdhit. Gazmend Bardhi nuk besoj se ka nevoj për mbrojtje? Po as Zeqineja se ajo jua tregon vendin këtyre hajduteve të OJF ve. Moj zonja që e quani vehte jo politike, për fat të keq të superpolitizuara ku jeni ngtihuni bëni letra proteste për gratë që vriten, dhunohen, përfliten.. nga burrat e familjes … ku kullosni ju, apo sikur çfare ndodhi? Boll mos na ngani Bardhin. Turp turp 100 herë!

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              GS84

                              Gjaku i te pafajshmeve nuk mbetet kurre jetim

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqiptarishte

                                Cdo njeri, mashkull o femer ka te drejten e tij te jetoj, i martuar apo i divorcuar. Ku e gjeti te drejten ish i shoqi ta godiste, pse duhet ta takonte perderisa ishin ndare. Perse e goditi kaq forte duke thyer nofllen. Uroj qe drejtesia te nxjerre te verteten dhe shkaktari te mos shoh drite dielli per pjesen tjeter te jetes.

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gim

                                  Shqiperia, nie vend i mbushir me injorante. Gjynah vajza, i qifte i lehte dheu

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Alma

                                    Vjerra kunatat kuneterit.Keshtu jane shqiptaret fshatare.Si ne kohen e Enverit edhe tani keshtu kane ngelur.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Vk

                                      Cfare injorance e thelle. Po si vendosi te flijohet per nje legen, kaq trushkulura jane keto vajza? Shoqeri skllave. Vend i mallkuar qe nuk emancipon femren, nuk e mbeshtet, nuk e mbron. Idiotja te kishte ikur mje ore e me pare. Vrau vehten se kujtoi se do te merrte hak e do te bente ate kurve djale te pendohej. Idiote. Beji mutin e shiko jeten tende se burra ka.plot. Popull shtaze.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Beni

                                        Vrau 8 kusherinj te pare,edhe femije Ai labi per nje conflict fshati, e behet gjithe kjo zhurme ose konsumoi fotoksine vajza. Perderisa nuk ka denoncime mbetet e paqarte ngjarja,.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje