Situata në Lindjen e Mesme, Ferit Hoxha: Pavarësisht përshkallëzimit, Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë përfaqësi diplomatike në rajon

13 Mars 2026, 11:25Kronika TEMA
Situata në Lindjen e Mesme, Ferit Hoxha: Pavarësisht

Ministri Ferit Hoxha në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi masat e marra nga autoritetet shqiptare për mbrojtjen dhe asistencën ndaj shtetasve shqiptarë që ndodhen në rajonin e Lindjes së Mesme:*

Si shume vende të tjera, në Evropë e përtej, Shqipëria është e prekur në aspektin politik e humanitar nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe nga përshkallëzimi i situatës së sigurisë në rajon. Kjo edhe për faktin se në vendet e prekura nga kriza jetojnë e punojnë qytetarë shqiptarë, siguria e të cilëve mbetet prioritet madhor i Qeverisë Shqiptare dhe Shërbimit të Jashtëm në veçanti.

Për këtë qëllim, që me fillimin e krizës, në Ministri është ngritur dhe ka funksionuar një shtab i posaçëm, i cili në bashkëpunim me ekipin drejtues dhe në koordinim të ngushtë e të pandërprerë me përfaqësitë tona diplomatike në rajon, ka ndjekur e vazhdon të ndjekë, në mënyrë të pandërprerë, në 24 orë, dhe me vëmendje maksimale çdo zhvillim, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët tanë dhe pranë kujtdo që ka nevojë për informacion, këshillim dhe asistencë si dhe me autoritetet në vendet përkatese.

Kryeministri Rama dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, janë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadorët tanë në këtë rajon, për të marrë informacionin e përditësuar në kohë reale mbi situatën e sigurisë në këtë rajon, si dhe analizojnë shqetësimet, nevoja, si dhe propozojnë masat që duhen marrë për qytetarët shqiptarë rezidentë apo me qëndrim të përkohshëm në këto vende.

Pavarësisht nga përshkallëzimi i situatës, pavarësisht përkeqësimit të situatës së sigurisë, ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë prej përfaqësive diplomatike, duke vënë në plan të parë nevojën për të ndjekur zhvillimet dhe për të asistuar shtetasit tanë atje. Jo se nuk ka patur respekt për stafet diplomatike, por sepse ka qenë e domosdoshme të kemi njerëzit tanë atje në terren, për të komunikuar e asistuar qytetarët tanë atje.

Përfaqësitë tona kanë kontaktuar në mënyrë aktive qytetarët shqiptarë të regjistruar në zonat e prekura, kanë organizuar procesin e regjistrimit vullnetar, kanë ofruar në menyrë të vazhduar udhëzime për largimin nga zonat e rrezikut dhe duke koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë për mundësi evakuimi.

Përmes këtij koordinimi janë asistuar dhe udhëzuar qindra shtetas shqiptarë për t’u larguar nga zona e konfliktit, ndërsa një pjesë e tyre janë larguar individualisht ose përmes kanaleve të sigurta të transportit.

Paralelisht, MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike kanë bashkëpunuar me vendet partnere dhe shtetet fqinje për të mundësuar përfshirjen e shtetasve shqiptarë në operacionet e evakuimit të organizuara nga këto vende, duke siguruar kështu alternativa të sigurta për largimin e tyre nga rajoni.

Unë dua t’i falenderoj kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi në të gjitha vendet për punën e shkëlqyer, angazhimin e njëmendtë, kujdesin e vazhdueshëm dhe koordinimin. Është pikërisht në raste të tilla, në kohë krize, kur del në pah në mënyrë të drejtpërdrejtë puna dhe aktiviteti diplomatik dhe shërbimi publik.

2 Komente

  1. K
    K9

    Le të urojmë që Irani pas vrasjes së Jatollahut, nuk na vret Baba Mondin, Fatmirin e Juanullës apo puthadorin e Vatikanit. E kupton çfarë humbje për shqiptarët por edhe për botën sidomos kur flasim për baba Mondin që.është bar a bar me Papën. Pastaj me larg qoftë hakmerret për vrasjen e Ahmadin Nexhatit me ndonjë rraketë kundër palloshit të Surrelit dhe pabuksit të Viçidolit, se gjithë Internacionalia e prostitutave të pasurive të globit dhe sionistëve, do pësojë humbjen më të madhe të historisë!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Messerschmitt

      freit gjakdhjeri gerrku arrixhinji servi mongoli hoxha ka mesuar te lyej floket me boj si kolleget e tij gerrki gjakdhjeri .....dhe kjo eshte nje arritje e madhe qe duhet vleresuar schum ....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje