Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

13 Mars 2026, 08:20Kronika TEMA
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ishte i pranishëm në panelin e diskutimit me temë “Forcimi i Bashkimit Evropian përmes Zgjerimit” në Konferencën e Ambasadorëve gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel.

Në panel me Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos dhe Zëvendëskryeministrin e njëherazi ministrin e Jashtëm të Moldavisë, Mihai Popșoi, Hoxha u ndal te procesi i zgjerimit si një nga instrumentet më të suksesshme të BE-së për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin tonë.

Hoxha theksoi se “e mirëpresim faktin që ky proces është rikthyer sërish, në mënyrë të qartë dhe të vendosur, në qendër të agjendës evropiane.”

“Ne i qëndrojmë bindjes se procesi duhet të vijojë të mbështetet fuqimisht në parimin e meritës dhe në zbatimin e reformave të thella që e afrojnë çdo ditë e më shumë vendin tonë me BE dhe BE me aspiratat dhe nevojat legjitime të qytetarëve tanë”, shtoi ministri.

Sipas Hoxhës, Shqipëria është përgatitur për këtë moment përmes reformave të thella dhe transformuese institucionale, përmes përafrimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe përmes një shoqërie, përkushtimi i së cilës ndaj projektit evropian mbetet i palëkundur.

I nderuar që mora pjesë, së bashku me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos dhe Zëvendëskryeministrin e njëherazi, Ministrin e Jashtëm të Moldavisë, Mihai Popșoi, në Konferencën e Ambasadorëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, në një panel shumë domethënës mbi temën: “Forcimi i Bashkimit Evropian përmes Zgjerimit.”

Zgjerimi ka dëshmuar ndër vite se është një nga instrumentet më të suksesshme të Bashkimit Evropian për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin tonë. E mirëpresim faktin që ai është rikthyer sërish, në mënyrë të qartë dhe të vendosur, në qendër të agjendës evropiane.

Ne i qëndrojmë bindjes se procesi duhet të vijojë të mbështetet fuqimisht në parimin e meritës dhe në zbatimin e reformave të thella që e afrojnë çdo ditë e më shumë vendin tonë me BE dhe BE me aspiratat dhe nevojat legjitime të qytetarëve tanë.

Shqipëria është përgatitur për këtë moment përmes reformave të thella dhe transformuese institucionale, përmes përafrimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe përmes një shoqërie, përkushtimi i së cilës ndaj projektit evropian mbetet i palëkundur.Tashmë është koha që të gjithë të dëshmojnë mençuri, vendosmëri dhe guxim, si dhe një ndjenjë të qartë realizmi strategjik, për të matur, mbështetur dhe shpërblyer progresin e arritur, si dhe për të përmbushur premtimin e Selanikut, të dhënë 23 vjet më parë, për një Evropë vërtet të ribashkuar.

5 Komente

  1. L
    Lali

    Ne BE pa kushte, gjithe te tjerat jane supe me leng dhe shplarje kujtese.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjosa

      Ku e ka gjetur kete Minister kot, pa asnje peshe. Sa per mos lene karrigen bosh.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

        Zgjerimi varet nga rracat superiore që i kanë vënë gardhin Europës, duke e ndarë në sojli dhe sojsëzë në rezervate indigjenësh. Nga ju varet që të mos shqyeni dhe shisni pasuritë dhe territoret o rracë fredbejlersi

        Përgjigjjuni
        1. P
          Për llumin Esadist

          Duhet të ishe në burg për tradhëti, shitje territoresh dhe cënim sovraniteti bashkë me Sali kërmën. Ishte Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që ju shpalli tradhëtarë që kanë shitur dhe cënuar rëndë integritetin territorial të Shqipërisë, por edhe Rama i njejtin motërqir i shitur është që në 1991, kur qeveria e poi në Greqi të " takonte" kushërinjtë e tij vorioqimarjotë dhe vrapoi të firmoste për Asfalinë në vrimat e kishës greke.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hahaha

            Andi bushati, nipi i kujt eshte o te persekutum? Djali i kujt eshte e burgaxhi… eshte nga bushatlijte e Shkodres qe kan fut ne burg sa?hahaha

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje