Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar në qendër të Selanikut, i akuzuar për përdhunim dhe tentativë përdhunimi ndaj një gruaje 52-vjeçare.
Sipas policisë, arrestimi u krye nga oficerët e njësisë së ndërhyrjes së shpejtë DI.AS., të cilët u thirrën mbrëmjen e kaluar pas denoncimit të gruas.
52-vjeçarja raportoi se burri kishte hyrë me forcë në apartamentin e saj dhe kishte tentuar ta përdhunonte. Ajo arriti të reagojë dhe ta mbyllë brenda banesës derisa në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë.
Sipas së njëjtës denoncuese, i dyshuari dyshohet se e kishte përdhunuar gruan edhe rreth 24 orë më parë në të njëjtin apartament, duke e kërcënuar që të mos e denonconte ngjarjen tek autoritetet.
55-vjeçari, me origjinë shqiptare, është shoqëruar dhe pritet të dalë përpara prokurorisë për ndjekje penale.
Cope muti
Si kudo ka muter sa te duash Idiot...por si duket ne shqiperi ka me shumice... Burgu eshte per keta nje Riedukim - Mjekim nga trute... Nese denohen ne maksimum...