2 vite pa zbardhur vendimin, Ministri i Drejtësisë kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit Tiranë: Vonesa pengoi ankimimin!

25 Shkurt 2026, 14:38Kronika TEMA
2 vite pa zbardhur vendimin, Ministri i Drejtësisë kërkon hetim

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i është drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) me një kërkesë zyrtare për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Irena Brahimi, e cila në tejkalim të çdo afati ka vonuar zbardhjen e vendimit të arsyetuar për plot 1 vit, 10 muaj dhe 20 ditë. Referuar ankesës së mbërritur në rrugë elektronike nga shtetasi E.L, Ministria e Drejtësisë është vënë në lëvizje duke kryer verifikimin e duhur administrativ për çështjen penale me objekt “Kundërshtim i vendimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për mosfillimin e procedimin penal”.

Në shkresën drejtuar ILD-së, ministri Lamallari argumenton se në fushën penale, neni 430/1 i Kodit të Procedurës Penale, parashikon se, kur vendimi shpallet i përmbledhur, ai duhet të arsyetohet brenda 30 ditëve nga shpallja, me mundësi zgjatjeje edhe për 30 ditë të tjera në rastet e parashikuara nga ligji. Krahasuar me këtë afat ligjor, rezulton se dorëzimi i vendimit në rastin konkret ka tejkaluar ndjeshëm kufijtë proceduralë.

“Një vonesë e tillë cënon standardin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm dhe ndikon drejtpërdrejtë në realizimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor, pasi pengon palët në ushtrimin në kohë të mjeteve të ankimit. Në këto kushte Ministri i Drejtësisë vlerëson se ekzistojnë elementët e mjaftueshëm për fillimin e procedimit disiplinor për shkelje të detyrimeve procedurale të përcaktuara në nenin 430/1 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në shkresën e firmosur nga ministri, Besfort Lamallari, ku kërkohet fillimi i hetimit ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Irena Brahimi.

 

Kjo është kërkesa e pestë për ILD e firmosur nga ministri Lamallari prej kur mori detyrën, nga të cilat 4 janë kërkesa për hetim disiplinor dhe një 1 për verifikim ankese. Ministria e Drejtësisë po ndjek me vëmendje edhe raste të tjera në gjyqësor, të referuar nga vetë qytetarët e jo vetëm dhe do t’i adresojë menjëherë në institucionet përkatëse, duke konsideruar se respektimi i afateve procedurale dhe standardeve ligjore është thelbësor për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për garantimin e drejtësisë së barabartë për çdo qytetar.

21 Komente

  1. E
    Enveri

    Para 6 muajsh ne Itali nje gjykates eshte pushuar nga puna per te njejtin fakt, me vendim te ILD, pa' qene nevoja qe tua kujtonte Ministri i Drejtesise. Ketu problemi eshte i dyfishte, mbasi nuk behet fjale vetem per pushimin nga puna te gjykases e cila ka shkelur Kodin Penal, por edhe per anetaret e ILD te cilet kane shkelur jo vetem Kodin por edhe Kushtetuten!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      Duhet te japin llogari edhe gjykatesit, e TE PAGUAJNE kur gabojne. Pa i hyre diskutimit, gabime vonesa, mosveprime me apo pa qellim... TE PAGUAJNE si kushdo qe gabon. Ta kene te qarte perpara se te gabojne.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labeati

        Rruga e duhur te shkrihen ILD KLP ata jane vete per qoka e rroga te majme nuk jua ndjen fare per punen por bejne karshillek qeverise

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dulla

        Zbardhja e vendimit kushton 5-10 mijë euro kush është i sektorit të drejtësisë e din me kohë

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na hoqet cdo shprese

          Po pse o zoti minister vetem Irena?????!!!! Cuditet dynjane me keto thagma, nderkohe qe mund te gjesh shume, po shume vendime jashte afateve procedurale. Po ka me mijera dosje qe flene dhe nuk vihen ne levizje pa u dhene para ose lihen qellimisht pa veprime se paguan pala e paditur ose e interesuar. Po gjykimet per masat e sigurimit qe kane afate te posacme gjykimi e ankimimi qe zvarriten jashte cdo afati ligjor e te arsyeshem? ILD duhet te planifikohe kintrolle periodike ne cdo gjykate me tematike respektimin e afateve te gjykimit, zvarritjet e pafundme dhe pa shkak ose me shkaqe te perseritura qe te cojne ne bindjen se zvarritja eshte e qellimshme, per arsyetimet jashte afateve qe sjellin zvarritje ne komunikim te vendimeve dhe dergime me vonese ne gjykatat me te larta, seanca gjyqesore qe shtyjen me pranimin e kerkesave idiote ose dukshem per zvarritje. Keto kintrolle duhet te jene periodike dhe jo vetem kur ka ndonje ankim qe i i tereson ose paguhet per ta trajtuar nga ILD, apo qe trajtohet per ti bere presion gjyqtareve ose prokuroreve per te zgjidhur ceshtje ku jepet para inspektoreve. E ne fund te cdo kontrolli te kete raporte transparente, te plota me cdo shkelje dhe masa konkrete per cdo shkelje te ligjit nga ata qe duhet ta zbatojne. Keshtu do jepet nje grimce shprese se drejtesia do filloje te futet ne brazden nga ka dale. Mungesa e kontrolleve, kintrollet me regji me shenjester te paracaktuar apo per presion dhe pa zgjidhur asgje ka bere qe sistemi te dale jashte cdo kontrolli dhe konturi ligjor, duke u kthyer ne nje treg te zi, ku vleresohet ai qe hedh me shume dhe ben te pashprese ata qe kane vertete te drejte e qe nuk duan ta blejne te drejten.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Qerrojini keto vemje te c'drejtesise qe nuk bejne punen sic duhet. Nuk moren vesh me ate qe ia keputen se u kishte vajtur ne maje te hundes.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fati

              Dosjet jane kapice. Nuk mjafton kjo por tani eshte dhe KLSH qe kerkon rekurs me patjeter ndonese direktiva gjykates se larte eshte te mos behen rekurse per ceshtje te humbura. Kosto per shtetin dhe disa vite te tjera per shqyrtim. Keto kosto tja vene ne ngarkim institucionit me te paafte qe ka sot Shqiperia, KLSh-se.

              Përgjigjjuni
              1. d
                devolliu

                Ka edhe me keq. Manipuluse dhe justifikuse teper-teper zvarites me kane lene 4 vite pa pension pleqerie sepse ka 16 muaj qe nuk me jepet zbardhja e vendimit te gjykates per kete pension pleqerie. ==== "Largohu o bir nga Shqiperia se ketu ata te Qeverise qe i bejne ligjet nuk do i zbatojne dhe nuk do i frikesohen ligjeve!" , - me tha profecine nena ime . Demokracia hollandeze ka nje histori varrese ,(si te ishte nje vici) , per nje krye-qeveritar te tyre. Historia ka perseritje : Mos valle demokracia po duket sikur synon kohen otomane : vdis ti , qe te jetoj une !?

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sass

                  E tha Gjin Gjoni mbreme qe per nje vendim ne kohen e non grates kam marre 30 mije euro, sistemi i drejtesis eshte kalbur te gjithe terroristet e non grates ne gjykata,prokurori, televizione jane strehuar ne keto ambjente

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    devolliu

                    O Minister i Drejtesise , o ILD ! Mos valle gjykata per 16 muajt e kaluar punon duke dhene vetem Vendime , por nuk kane sekretaret e gjykates 16 minuta kohe qe ti japin gjykatesit perkates te nenshkruaje dhe vulose zbardhjen e Vendimit te 16 muajve te meparshem ?!!! Turp si u katandisen te rinjte dhe pleqte e Shqiperise !!! Ketu ku jetoj ne emigrim ka nje ligj : Nese nje zyrtar shteteror denohet nga gjykata per forme korruptive , i denuari humbet pensionin e tij per ato vite te punes zyrtare ne ate pozite qe eshte korruptuar .

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kiri

                      Nuk ja kan dhan shumen qe kerkon ala kesaj kurve per ate e zvarrit vendimin turp

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Korrektesia me ligjin

                        Ne kohen e xhaxhit vendimet penale zbardheshin brenda 7 diteve, ndersa vendimet civile mbrenda 15-30 dite. Shajeni ju partiake po te doni. Kishte rregull, jo rremuje si ne demokraci.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kopliku

                          Drejtesia ka vajtur aty ku nuk thuhet më. Del kryeministri dhe pohon se; të gjithë të shkarkuarit nga vetingu, vazhdojnë dhe paguhen akoma. Ça bëhet, a jeni në mënd të kokës, paguhet një i korruptuar, i akuzuar për korrupsion apo akt penal si pajtime fetau, që gjyqtare në gjykate te elbasanit, lidhur me krimin, urdhëronte vrasje, sot ajo është në shtëpi se i dhëmb bytha, turp. Me ato lekët që vazhdoni ti jipni të larguarve nga vetingu, kishit lare borxhet me pronaret që ju premtove para vitit të ri. Drejtesia është bërë opozitë me qeverinë, shikojini, të akuzuar për korrupsion e vrasje, i ke nëpër takime nëpër botë, dhe pretendojnë të vijnë në pushtet prap, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Njerëzit nuk ikin nga papunsia, ikin nga ç’drejtesia. Ka një çorganizim të qëllimëshëm nga drejtesia, sakatohen e poshtrohet policia shtetit, gjykatat i lirojnë. Ju bëtë veting, po nëpër gjykata akoma i kije gjinat, zeqinet e zaganjorët, e ça me prit ma. E ka hangër dreqi drejtsin or minister, veç tash po funksionon kanuni, se me ato gjyqtar kamikaz, berisha ta po bahet dhander tash 85 vjeç.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sala

                            Ai inspektori I drejtesis, cfare bane, atije duhet me ja shkerdhue cfare mbane pragu I shtepise se ashte pale per ndarjen e parave, se nuk ka si ndodhe ndryshe

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              kujdes!

                              Mos ia prekni pavarësinë! Gjykatësit dhe prokurorët janë edhe mbi qeverinë. Prandaj kujdes!

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                analist

                                Fatkeqesisht po ne vendin tone prokurore r gjyqtare jane te pa afte e hajdute.Dhe po nuk u shkallmua kjo kupole nuk behet vendu.Gjoja u be reforme por duhet te dihet se republike prokuroresh behet kollaj .Shenjat jane te plota mendja u eshte ritur prokutoreve dhe gjyqtareve.Po te shofish emusionet televizive te mbremjes gjysma e debatuesve jane prokurore e gjyqtare te shkarkuar nga vetingu keta nuk duhet te dalin te bejne leksione sa turp.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  M

                                  Shkarkojeni urgjent kete shurruthellen,si ka mundesi qe kjo sharabajk te mos zbatoj ligjin dhe te mos I hyj gjemb ne kembe?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. f
                                    fjala

                                    Parlamenti shqiptar duhet ti drejtohet atij qe e votoi, popullit me referendum brenda nje afati te shkurter per riorganizimin e organeve te drejtesise sepse kane marre malin me KLP, KLGJ, SPAK e deri ne gjykaten kushtetuese. Duhet urgjent RIORGANIZIMI ORGANEVE TE DREJTESISE SE PO E PAGUAN POPULLI SHQIPTAR ME KETA NJEREZ DHE TU HEQ TE DREJTEN PER QENE JURISTA KETA BASHIBOZUKE NE SHQIPERI; Demokracia rrugeton nepermjet votes popullit perfundimisht. Padrejtesia shqiptare bie era mut. Shikoni se si po sillet me krimin e Gerdecit apo 21 janrit, eshte shembulli konkret nga ku po shkaterron ZShqiperine. Nderprisni marrdheniet si parlament me keto organe dhe merrni mas per riorganizimin e tij. Mos detyroni njerezit te bejne vetegjyqesi me prokurore e gjykates, se po derdhet kupa !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. @
                                      @.

                                      Nuk kan koh se i jan qepur Gjokes. Keshtu i ka urdheruar Salpleh shpellari.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Lymi

                                        I ka Rama fajet se nuk jau beri pagat 10 mije Euro..........Keto hajna jo duhen pushuar e denuar por duhen varur ne litar, nga llalla e palla nga gjoka e dosa dhe nga plepistat e saliut. Lum si ne , e kemi drejtesine e re.......nuk jep vendime pa mare shperblime......

                                        Përgjigjjuni
                                        1. t
                                          toma

                                          Eh mor Besmir, po sa ko si puna e kesaj gjykatese, ke me thase, shumica jane nga plepat, disa miqesi me Argiten... DUan paga te medha, vetem t'i shohesh kafeneve kur takohen, aty e kupton se ne çfare humnere ka zbritur sistemi i drejtesise ne Shqiperi. Jo Veting, por edhe 10 te vetingje te tjera t'i besh, s'ndalon korrupsion dhe paditurine e shume magjistrateve tE POLITIQUAR DHE HAKMARRES .

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje