Gazetari Fatos Mahmutaj në “Ora e Fundit” në ABC News foli për zhvillimet e politike në vend, duke u ndalur edhe te gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK. Gazetari Mahmutaj, deklaroi se kreu i PD Sali Berisha është personi kryesor që ka furnizuar makinerinë vrasëse të Millosheviçit.
Gjatë intervistës, i foli për gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK duke thënë se Berisha ka treguar se ka qenë kundër UÇK.
“Berisha duhet të korrigjonte të zezat që ia ka bërë vetë UCK. Ai jo vetëm që nuk e bën por vazhdon duke mos i vendosur asnjë limit të keqes së tij”, tha ai.
Gjithashtu gazetari komentoi edhe deklaratat e Gazment Bardhit për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke u shprehur se ka treguar një papërgjegjshmëri politike. Mahmutaj hodhi akuza të forta duke thënë se Berisha i bëri institucion vjedhjet në Shqipëri.
“Një çështje është e tillë, nis hetimi bëhen procedura. Hetimi ka një afat dhe me kërkesë të Prokurorisë mund të shtyhet dhe 3 vjet. Prokuroria kërkon fajësi ose pafajësi më pas dënimin me vite e kërkon gjykata. Por Gaz Bardhi ka dhënë këtë dënim pa nisur çështja penale. Këta njerëz nuk mund të diktojnë drejtësinë. SPAK me thënë të drejtën unë kam shumë rezerva për SPAK, pasi ka mprehur shpatën majtas, por duhet të shikohet niveli i krimeve. Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit. Është djali i Berishës në Gërdec kishte të vdekur. Është Berisha që akuzohet personalisht për ’97, për krimet e tmerrshme të ’97. Akuzohet për firmat piramidale”, tha ai.
SPAK godet me te dobetin, me Salikermen nuk ja mban sumatricja.
Meqe Berisha ka vrare njerez ky duhet te vjedhi pa hesap...hajde gazetar hajde.Berisha mban gjalle Ramen. Sikur Berisha te dali neser e te thote nuk do jete kryeminister nese pd fiton, Rama iken per 1 jave.
Hajde Teo bytha hahde, meqe Spak po heton keta qe kan vjedh, ai tjetri le te vrase sa te doje, Teo bythes i intereson vetem vjedhja, vrasjet jane te lejueshme!
Nuk eshte e vertet, Fatos. Ju duket juve sikur ka vrare, ata jetojne ne zemren e doktor mortjes. Akoma me Berishen nuk e hoqet qafe?!