Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, njoftoi përmes një konference për mediat se dëmtimi aksit Librazhd-Përrenjas, ka ndodhur për shkak të reshjeve të dendura, erozionit të lumit dhe ngopjes së tokës.
Ai theksoi se për të siguruar qarkullimin, do të ndërtohet një rrugë alternative përgjatë hekurudhës mbi shtratin e lumit Shkumbin, derisa të stabilizohet situata e rrëshqitjeve.
“Nga analiza e kryer rezulton se shkaku kryesor i kësaj situate mbetet ndikimi i reshjeve intensive dhe të shtrira në kohë të gjatë, erozioni lumor, si dhe saturimi masiv i tokës, gjë që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive dhe pamundësi për ndërhyrje të menjëhershme derisa të merren rezultatet e raportit gjeologjik.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Teknik të përbashkët midis ARRSH dhe Hekurudhës Shqiptare, me pjesëmarrje edhe të stafit akademik nga Fakulteti i Gjeologjisë së Ndërtimit, gjeologëve, projektuesve dhe mbikqyrësëve të ngarkuar, u morën këto vendime: Ndërtimi i një rruge alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin për të mundësuar kalimin e trafikut deri në stabilizimin e plotë të rrëshqitjes”, tha ai.
Genjeshter. ..trego analizat e structures se tokes. Trego shtresat e poshte rruges . Shkone nje ekip professionnel dhe hap nje grope ne nje rruge te mbaruar per te pare shtresat. Une kam blere nje appart , para se te ndertohesh erdhi nje makine dhe beri shpime ne 5 vende ( carrote ) e mare nga shpimi shkoje ne laboratoire kur erdhen pergjigje positive , filloje hapja e gropes. Nuk prishen rruget ... Ketu ku jetoje une , binte bore çdo dite me ndryshmin e klimes bie shi çdo dite dhe nuk kam pare asnje rruge te prishur......
O drejtor i ARRSH , kush e ka shkruar tekstin e deklarates Ajatollahu apo Bela , apo te dy bashke !!!! ...po mire ato taksa pse i paguajme ne , qe ti te rrish ne zyre duke pare facebook , apo te levizni dhe te mbani ne gatishmeri te gjitha rruget ? Pse ky problem qe thua ndodhi tak fak ? Pse nuk i monitoroni rruget qe kane risk ? Apo nuk e dinit ?
Nuk ndertohet rruga me zaje lumi o drejtor leshi
Ska mundesi jane vetem justifikeme, eshte ingjinjeri i projektit, firma e ndertimit, vjedhja dhe ne fund marresi ne dorzim mjaft me rrena se eshte viti 2026 o toq
Turp! Turp! Turp! Zhduku hajdut dhe mashtrues i paftyre. Ke bllokuar njerezit dhe ekonomine e 1/3 se Shqiperise. Drejtori i rrugeve duhet inxhinier i sprovuar jo me i ri se 60 vjec qe ka pervojen dhe ekspertizen e duhur dhe te nevojshme. Jo spurdhjak si puna jote. Ti vepron si zedhenes i kompanive qe kane fituar tenderat dhe jo zyrtar serioz i shtetit. Zhduku!!!
perese asnje rruge e ndertuar nga diktatura nuk eshte shembu, rreshje bien dhe atje??????? kishte inginiere atehere, kishte projektues, jo si tashti ing nga te " kristal-it", vjedhes, mashtrues, te pa zot, delengji, qafira, qe vetem shikojne xhepat e tyre. Ka ligje Shqiperia ? ka SPAk apo ka Skap??????
Na thuaj 1 rruge te enverit qe eshte akoma ???????????
Por mire o tutkun perse nuk e bete studimin me pare per kete palo justifikim! Ajo kompania qe e beri nuk e dinte qe do binte shi? Rotate ka.i paskeni qene te gjithe. Sipas teje te mos behen me rruge ne Shqiperi se bie shume shi dhe Shqiptaret te kthehen prape tek mushka dhe gomari!
Rreshqitje ndodhin kudo ne bote. E para nuk del e qarte eshte rruga e vjeter apo rruga e re qe po ndertohet. Pastaj duhen bere analizat gjeoinxhinierike. Ne se eshte rruga e vjeter duhet fajesuar qeverija e Zogut…. Ne se eshte rruga e re analiza behet ndryshe.
Rreshqitje ndodhin kudo ne bote. E para nuk del e qarte eshte rruga e vjeter apo rruga e re qe po ndertohet. Pastaj duhen bere analizat gjeoinxhinierike. Ne se eshte rruga e vjeter duhet fajesuar qeverija e Zogut…. Ne se eshte rruga e re analiza behet ndryshe.