Miqtë e Egli Pashollarit, i cili u vra pak ditë më parë me thikë kanë reaguar të pikëlluar, ndërsa nuk kanë munguar mesazhet dhe dedikimet prekëse.
Në një postim në rrjetin social TikTok, mikja e Eglit, Edisa, i ka kushtuar disa fjalë të ndjera 31-vjeçarit, duke theksuar se ikja e tij është plagë që nuk do të shërohet kurrë dhe se pa atë, jeta nuk do të jetë njësoj.
Ajo nënvizon gjithashtu se 31-vjeçari do mbetet shoku i saj më i mirë.
“Ti e dije qe te doja shume cerro po une nuk e dija qe te doja edhe me shume nga sa mendoja. Plaga dhe mungesa qe me ke lene sdo me sherohen kurre por do mesoj te jetoj me to sepse pa ty sdo jete njesoj. Te doja te dua dhe do te dua pergjithmone me shpirt te paster vllai im. Kurre sdo e pranoj dot faktin qe sdo te kem me te pranishem ne jeten time dhe asnje tavoline sdo e ket me shijen njesoj pa ty shpirti im. Asnji verë sdo jet me aq e ngroht pa ty sepse plaga qe na esht hap ne kraharor na e ka ftoh dhe shpirtin. Ishe dhe do mbetesh me i miri djale dhe me i miri shok per kedo qe te njohu vertet vlla. Pergjithmone ne zemren time???? See you soon”, shkruan ajo.
Krimi i rëndë ndodhi pasditen e 20 shkurtit, ku i riu Egli Pashollari u qëllua me thikë pas shpine dhe fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Gazment Buçpapa, ndërkohë që në policia ka dhënë dëshminë dhe bashkëshortja e këtij të fundit.
Fillimisht ajo deklaroi se 31-vjeçari e kishte ngacmuar dhe për këtë arsye i kishte thënë bashkëshortit i cili më pas e qëlloi të riun me thikë.
akoma nuk eshte kapur çeçeni shpellar, ja kjo eshte raca e shpellareve te gjuajne mbas shpine dhe pastaj ikin dhe fshihen si minjte, ne burg duhet te shkoje edhe ajo hanemja çeçene ,se duket qarte qe ajo ka nxitur kete sherr qe perfundoi me nje jete te humbur
Keta jane burrat e Beses te famshme te malsise??? Keta jane thjesht shpellare me zhvillim te Ariut. Pse e shikon gjahun qe kam une, do te sulem dhe te ha une ty. Ari shpellar!
Çoja gruan tende po te ka ardhur shume keq "Kafsha"... sepse nuk ngacmohet gruaja e tjetrit... dhe ne vijim sfidon edhe bashkeshortin e saj duke i zene rrugen si gango... per mua cubi ishte ai qe iku ne gop te semes...
@bimi. Sakte Bimi, keta harrojne shkakun e kesaj ngjarje fatkeqe.
Moj Edisa, nqs ai te ka dashtur, pse ngacmonte gruan e tjetrit? Pavaresisht ketij ngacmimi te pavend, vrasja eshte e papranueshme.