Gjinishi: Pse SPAK nuk arreston ata që kanë kërcënuar dëshmitarët e Ballukut?

24 Shkurt 2026, 10:00Kronika TEMA
Gjinishi: Pse SPAK nuk arreston ata që kanë kërcënuar

Pedagogu dhe analisti Ermir Gjinishi duke iu referuar deklarimeve lidhur me atë se çfarë është diskutuar në Komisionin për Imunitetin dhe Mandatet se dëshmitarët e çështjes Balluku ishin kërcënuar, shtroi pyetjen përse SPAK nuk i arreston ata që kanë kërcënuar. 

"Qëndrimi i shumicës ndaj drejtësisë ka ndryshuar. Nuk mendoj se ka patur shantazh, pse ka patur edhe seancë në Kuvend edhe thirret ish-bashkëshorti në SPAK. Kjo nuk përbën lajm. Çështja Balluku nuk bëhet për një individ, por një grup njerëzish. SPAK duhet të kishte qenë më i saktë, kur ka abuzuar. Jo domosdoshmërisht e ka bërë zonja Balluku. Pyetja racionale që duhet bërë është: Ndërkohë që SPAK thotë se po kërcënohen dëshmitarët, pyetja është pse nuk arrestohen njerëzit që kërcënojnë?

Pyetja e fundit është: Pse po diskutojmë kaq shumë për Ballukun? Qeveria nuk pati këtë me Ahmetajn e të tjerë. Ke ministrat të tjerë që ikën. Ndryshimi i qëndrimit të mazhorancës ndaj drejtësisë na ka çuar në këtë kolaps të madh. Këta nuk heqin mandatin, nuk lënë të hetohen. Çfgarë do të bëjë SPAK’u? Është presion direkt ndaj SPAK. Rama po pret stabilitetin e marrëdhënieve me SHBA. Si do të bëjmë ne me njerëzit e korruptuar ne qeveri kur qeveria refuzon t’ua heqë kimunitetin?" - u shpreh Gjinishi.

5 Komente

  1. D
    Drejt e ki Gjinish

    Nuk i arreston o Gjinish se ata ose jane anonime si ai qe i shkroi Dados, ose jane vete Premci e kompani!

    Përgjigjjuni
    1. d
      drejte

      Zoteri, nuk e di pozicionin tuaj, por jemi dhe ca nga ne fshataret qe i ndjekim proceset ne Shqiperi. A te beri pershtypje deklarimi i Klodian Brahos per denimin 35 vjet burg per Belinda Ballukun ne parlament? Per mua si qytetar-fshatar eshte katastrofe qe kryetari SPAK te ngaterroje parlamenti sikur te ishte ne gjykate dhe per kete duhet shkarkuar. Kujt i ben shantazh ai parlamentit apo popullit? Ku e gjene mbeshtetjen?! Nivel shume i ulet ose ego qe nuk dihet se nga vjen, ndoshta ka nje mbeshtetje te jashteme e nuk pyet per njeri! Absurde. Tjetra kush e ka kercenuar, apo e ben te degjojne kundershtaret e qeverise? Absurde, kete rol ka kryetari SPAK?! Pra eshte nje isntitucion qe s'duhet perfillur me. Dhe e fundit nga une eshte se ju qe dikush mund te jeni dhe u degjohet fjala nuk mund te thoni se ka ndryshuar qendrim mazhoranca ndaj drejtesise, por mazhorancen e ka zgjedhe populli te ruaj ekuilibrat ne pushtete paraleele qe egzistojne ne Shqiperin. PO, eshte mazhoranca dhe askush tjeter qe kur shikon se diçka prish ekuilibrat, duhet ti vendose. Ne kete rast drejtesia ka shkalluar sepse ata qe e perbejne jane ne mbeshtetje te krimi dhe korrupsionit, dy fakte pa pergjigje: 15 vjet ne cilin sirtar ndodhet dosja e Gerdecit dhe 21 janrit?! Kur kjo pergjigje te dale nga Gjykata shqiptare me vendim, atehere themi se kemi drejtesi. Ndryshe ne Shqiperi nuk ka drejtesi fare por nje orgaizate qe kerkon shkaterrimin e saj.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceku

        E pse ti heqin mandatin Ballukut, mire ben PS qe nuk e dorezon. A nuk u ngop SPAK -u i Berishisteve du ke arrestuar qeveritare. Pse nuk arrestoi asnje ishqeveritar te Berishes. tani ka ardhe koha qe SPAK-ut ti vihet kufiri tek thana. Nuk ka pune Spaku se cfare ben qeveria.Qeverine e vlereson populli ne zgjedhje nje here ne 4 vjet dhe kur e gjykon ia fal gabimet qofte edhed ndonje krorrupsion te vogel si ky i zonjes se nderuar Balluku. SPAK duhet ta kete te ndaluar te hyje ne territorin e qeverise, madje me ligj.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...

          Pedagogut dhe analistit. Me sa shoh, maxhoranca nuk ka ndryshuar qendrim ndaj drejtësisë, përfshirë edhe SPAK, por po korrigjon naivitetin e saj ndaj pushteteve. Dhe në thelb ndryshimin e konceptit universal të paanësisë të organeve shtetërore. Sa ka shtet, ka anësi. Institucionet sipas konceptit "modern" duhet të jenë të pavarura, por në to punojnë punonjës që janë të varur: ata kanë botkuptime dhe integrite të ndryshm, - në kuptimin e pavarësisë, - dhe të dyshimtë, janë thjesht njerëz, me të gjitha veset; përderisa këtë, thjesht dhe haptas, arrin deri atje sa e lidhin me pagesën. Kur thua se pse nuk arrestohen a ndiqen zyrtarisht shantazhuesit dhe arrin në konkluzion se s'ka të tillë, unë nxjerr konkluzionin se SPAK nuk ka mundur të gjejë fakte të arsyeshme për kërkesën në Kuvend. Kurse kur thua se kjo u bë për Ballukun dhe jo për Ahmetajn, këtu cedon. Balluku është zv.kryeministre, Ahmetaj nuk ishte, ishte i dorëhequr dhe nuk gëzonte asnjë imunitet shtetëror; jemi në kushte jo të njëjta dhe në atë rrast nuk cënohej njëri nga pushtetet. Sidoqoftë, në këto rrethana e quan abuzues qëndrimin e SPAK përballë kërkesës së fundit në kuvend. O Gjinish, o presor, po je shumë konfuz bre. "Këta nuk heqin mandatin", shprehesh ti; po mirë, presor dhe analist je ti me këtë "këta", apo palë, "ne"!? Asgjë nuk do të ndodhë me drejtësinë, ajo do të duhet të ndjekë, persekutojë dhe arrestojë shantazhuesit, që të jetë e qetë nga kjo anë dhe të ndjekë për aq sa e lejon ligji, (brenda detyrës shtetërore të persekutimit të shtetasve dhe pa intimidime të gjykatave), qoftë edhe të "mbrojturën me imunitet" për aq sa ka abuzuar, por krahas shtetases, të thirren në gjykim edhe përfituesit nga abuzimi me a pa qëllim i shtetatres, duke i kthyer, një më një, shtetit dëmin që i është shkaktuar, sipas barrës së fajit. Pastaj, thamë që në fillim: ligjet gjithnjë kanë karakter politik edhe kur ato duken krejtësisht të pavarura. Si kanunit e fesë, or tungjatjeta: shatë janë, jo lopatë; sado ta "pranojnë" njëra tjetrën; ti më shumë se kush duhet ta dish.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Sepse nuk ekzistojne, por SPAK-u prodhon akuza te rreme, njesoj si ata te Hages.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje