
Prokuroria e Posaçme e SPAK ka kërkuar 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar si anëtar i një grupi kriminal që pastronte miliona euro të mafias italiane.Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, veç dënimit të Taçit, kërkoi edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të rreth 18 milionë eurove, të përfituara nga pastrimi i parave.
Në pretencën e zbardhur nga gazetarja Anila Hoxha, që u deklarua në gjykatë, flitet për planin në bashkëpunim me Francesco Zummo dhe Fabio Petruzzella, ndërsa përmendet një episod kur një transfertë u bllokua dhe pala italiane flet me bashkëpunëtorët e Taçit.
Nga përgjimet rezulton se Zummo dhe Petruzzella nuk kanë mundur që të kryejnë fazën e tretë të qëllimit të tyre kriminal, për të transferuar fondet nga Shqipëria në drejtim të shteteve të tjera.
Lëvizja e fondeve u bllokua pasi u vendos sekuestrimi i tyre. Personat nuk kanë pasur dijeni për masën e sekuestrimit, por në bisedat e tyre besonin se bllokimi i fondeve ka ardhur për shkak të Drejtorisë kundër Pastrimit të Parave.
Për të zgjidhur këtë problem, i pandehuri Rezart Taçi dhe kunati i tij Artur Balla, shumë herë u kanë siguruar shtetasve italianë se po bëjnë gjithçka për zgjidhjen e situatës dhe se u janë drejtuar me anë të një ndërmjetësi funksionarëve publikë të institucioneve shqiptare.
Konkretisht janë zhvilluar bisedat e mëposhtme në datën 9 tetor të vitit 2021 mes Fabio Petruzzella dhe Artur Ballës.
Petruzzella: Artur..
Artur: miku im, si je?
Petruzzella: mirë… ti?
Artur: të pashë vetëm tani se isha në shtëpinë e plazhit me familjen, se ai më shkroi dje se është në Mal të Zi dhe kthehet nesër..
Petruzzella: hëm… ok.
Artur: dhe tha se, meqë ishte fundjavë, kthehet nesër.
Petruzzella: po Artur, duhet të dalim nga ky lëmsh… në një mënyrë apo tjetër.
Artur: po unë jam i pari që jam i interesuar prej shumë kohësh dhe mora këtë përgjegjësi.
Petruzzella: po të them…. më tha gjyshi se, nëse deri të mërkurën nuk e zgjidhim këtë gjë, unë duhet të vij atje dhe të ritransferoj gjërat në Zvicër, se nuk ka më besim.
Artur: e kuptova… e kuptova.
Petruzzella: e… bravo.
Artur: unë po pres vetëm një telefonatë të tij…. do ta takoj dhe do t’i them direkt, ok shoku?
Petruzzella: ok, në rregull, nuk ka më….
Artur: ka të drejtë se u bënë tre muaj…
Petruzzella: tamam… është evidente që nuk është vullneti për ta bërë… domethënë është një tallje…. dhe mua nuk më pëlqen që të ma…. jo nga ti… kujdes…… si quhet?? Nga vëllai i madh….. por ky po tallet me ne.
Artur: e zgjidh unë këtë punë këtë javë.
Petruzzella: hëmm… ma bëj këtë nder…. se unë ta thashë, të mërkurën ndryshe do më duhet të vij dhe nuk e kam me dëshirë…. e kupton.. apo jo..
Artur: ok.
Në datën 18.10.2021, midis Fabio Petruzzella dhe bashkëshortes së tij Marina Tizzi, është kryer biseda si më poshtë:
Petruzzella: Drejtori i bankës… “gjërat janë…. nuk ishte… nuk janë… u komplikuan …. më pas”.
Marina: por paratë nuk t’i sjellin.
Petruzzella: jo, çfarë thua, është bankë greke.
Petruzzella: mendoj se shqiptarët janë tallur, se duan të gjitha paratë që ai më kërkoi mua… i duan të 3 milionë eurot…. 3 milionë duan… dhe kaq… kështu! Ja, se janë çmendur…. pra po e bëj falas… kupton? Dhe kështu i rëndon…. aq sa unë nuk di, në rregull e bëjmë me… me Bahamas…. ti nuk e kupton shumë këtë…. apo jo?
Marina: është e qartë vetëm nëse…
Petruzzella: domethënë Bahamas humbën.
Marina: po, por…
Petruzzella: sepse me vendim përfundimtar.
Marina: por mos prek gjë te Bahamas, para se të sjellësh në shtëpi këtë, apo jo?
Petruzzella: sigurisht, Bahamas. I thashë “duhet të bindësh klientin që kushton 50% që është më mirë se zero, apo jo?”…
Top Channel
Rezarti i sektit narkotrafikant te Saliut po shkon per dhjame qeni.
Po per 80 milionet e ARMOs qe vodhi ne bashkepunim me Edmond Haxhinaston ish minister ne ate kohe ka mdonje hetim?
Ahaha sa per te qeshur e paskan denuar Rezi dashnorin e LIRIE BERISHES per pastrim parash , po per Lirien pati ndonje hetim apo nuk vlenin ato prova qe putheshin ne tv ne sy te tere Shqiptarve per sukseset e ketij biznesmeni kaq te madh apo nuk vlenin ato prova .
Aaaaaa, keshtu i bie qe Rezarti e paguante Lirine per puthjet. A e di kete Saliu, apo ai eshte pushte e Liria siper tij?! Fara e thartuar e Saliut polli Zenin qe martohet brenda gjakut/ familjes. Cfare te thuash per rracen e berishes nga maja e malit.
Për vajzat që i dërgonte Berluskonit në Bunga-Bunga nuk ka përgjime?
Pordha e plakut berishe
Vetem familja e pdrinos sali nuk preket,,o ju rrofsha topet o spak,,,,nuk behet stan me lepuj
Hajde Bythqima Spaku Hajde:Kerkoni 35 vite per Lubine dhe 13 vite per Kelyshin e Sales qe beri namin tek Hidrokarburet me Saliun e Lirise,thoni qe edhe e Shkerdhente Lirine,kuptohet me Lejen e Baces Sali,se Saliu ka ikur per Lesh nga Koqet qysh kur i hyri Politkes.Mjaft Talleni ore Maloket e Spakut:Ky nuk dihet ku eshte ne ndonje Plazh te Amerikes,ju Boni sikur e denoni.Hajde Qyfyre Hajde.
Çe pyet... po dënohet Rezarti...vetëm se është ca I lirë në brigjet e Floridës duke bërë plazh dhe zorr se do shikojë ndonjë ditë bur. Shtet I shpifur! Atë kryeprokurorin nga Gramshi a dini gjë kur do bëjë burg se dihet me hollësi adresa se ku është por ai jeton I paprekur në Itali. Vend kot!
Ky kulish i Saliut beri namin me Armon kur Saliu ja shiti gjoja per 800 milion Euro kur ky shkerdhate nuk kishte asnje lek ne xhep. E mori Armon si ta kishte te babait me gjithe llogarite ne banke dhe asetet e tjera dhe beri si i deshi qejfi. Tani pas 18 vjetesh pasi si ka hyre asgje ne kembe ky palo Spak qe fjeti mbi dosjen e tij qe te parashkruhej po na e denon vetem per pastrimin e parave nga Italia dhe po I sekuestron vetem paret e Italianeve kurse me paret e Armos nuk ka pune. Shkerdhatat e Spakut.