42-vjeçari nga Përmeti ngacmoi 2 turistet e mitura franceze: arrestohet pas denoncimit

13 Korrik 2024, 14:40Kronika TEMA
42-vjeçari nga Përmeti ngacmoi 2 turistet e mitura franceze:

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Përmetit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura.

42-vjeçar, banues në Këlcyrë, u ndalua nga uniformat blu pas kallëzimit të bërë në komisariat nga dy turistet franceze

Pas ndalimit të tij, ai është shoqëruar në ambientet e policisë së Përmetit, ku do të merret në pyetje si i akuzuar për sjellje që kanë në natyrë ngacmimet seksuale ndaj të miturve.

“Komisariati i Policisë Përmet ndaloi shtetasin L. K., 42 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se  ka ngacmuar seksualisht, dy shtetase të mitura franceze”, thueht në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. D
    Detari

    Nuk behet a cend me muslimane rrace m

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje