Olsi Rama paraqitet në SPAK: Dhashë shpjegimet e mia për “Xibrakën”

12 Korrik 2024, 16:11Kronika TEMA
Olsi Rama paraqitet në SPAK: Dhashë shpjegimet e mia për

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama është paraqitur sot në SPAK lidhur me rihapjen e hetimeve për laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015.


Në një prononcim për gazetarët ai tha: ''Ju thashë që do të vijë sa herë të kem nevojë. Besoj se kjo ishte, sqarova, bëra detyrën time si qytetar për organet e drejtësisë". 


Për çështjen Xibraka?


"Po për atë çështje, po do doja të më pyesnin më shumë për 'Partizanin' (klubin sportiv) që dje filloi sezonin. Për këtë çështje nuk kam çfarë tju them më shumë se nuk kam informacione.

Do vij kur të më kërkojnë. Dhashë shpjegimet e mia si person në dijeni. Shpjegimet e mia i kanë personat të cilëve iu intereson. Për ato gjëra që keni dëgjuar dhe keni pyetur juve sqarova situatën. Ska asgjë më tepër për të shtuar'', tha ai për gazetarët.

Në maj 2024, SPAK ka rihapur hetimet për dosjen “Xibraka”.  Hera e fundit kur Rama u paraqit në SPAK ishte më 28 qershor 2024, ku mohoi që të jetë i përfshirë në çështjen 'Xibraka'.

Po në maj të këtij viti vëllai i kryeministrit depozitoi një padi në SPAK ndaj deputetit të opozitës Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e këtij të fundit se ai ka lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015.

Në kallëzim e Olsi Ramës, thuhet se ai i referohet një deklarate të Bardhit bërë publike për median online lidhur me të. Sipas tij deklarimet e Bardhit përbëjnë elementë të veprës penale “Kallëzim të rremë”.

 

 

2 Komente

  1. s
    spata

    Te lumt o Olsi ! Ne kohen e shkerdhatodemokracise berishjane ,te gjithe me keto pune jane marr. Mos e caj koken fare .Skane si ti bien vellajt tend berishistet godasin teneqet e Xibrakes .Saliu kondrabande ne Serbin ,Monika me karroca femijesh plot lende narkotike ,Meta vodhi floririn e Krabes e te tjeret pak nga pak mbushnin dysheket me para . O te lumte o qerat kendohej ne klabet e nates ne Tirane .Nje dite qente e lodhur do shtrihen ne hijet e pemes e do tja fusin gjumit.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rabid Thief

      Olsi, per kryeminister!lol

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje