Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit i cili kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimit që e dënon atë me 2 vite burg.
Beleri kërkonte që ekzekutimi i vendimit të pezullohej derisa për të, të shprehej Gjykata e Lartë.
Treshja gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi vendosi mospranimin e kësaj kërkese.
“Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Dhionisios Alfred Beleri, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 14 datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posame të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lëne në fuqi me vendimin nr.26, datë 25.06.2024 te Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.
Fredi Beleri u dënua në 5 mars të këtij viti me dy vite burg nga GJKKO vendim i cili u la në fuqi në 25 qershor edhe nga Apeli i Posaçëm.
Per nje "pagese" blerje vote prej 50 euro qe u denoncua nga nje person plehre i infiltruar nga policia merret edhe Gjykata e Larte, per 500 milion euro te vjedhura nga Qeveria e Ramutit nuk e rruan kush, kjo po eshte drejtesi e rinovuar me vartesi direkte nga nje kar-agjoz qe quhet Edi.
Ti thua mos te denohen keta qe blejne vota me 50 euro per koke? Une habitem se si thone njerezit "Beleri fitoi", kur u kap gafil, por kjo ka te beje me inteligjencen e disave.