Sherri me një viktimë e dy të lënduar në Tropojë, pranga 5 bashkëpunëtorëve të autorit

12 Korrik 2024, 10:55Kronika TEMA
Sherri me një viktimë e dy të lënduar në Tropojë,

Pesë persona janë arrestuar këtë të premte në Tropojë. Ata akuzohen se kanë përkrahur autorin e vrasjes së një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve me thikë të enjten, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.

Ndërkohë policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të krimit.

Në lidhje me të lënduarit, uniformat blu bëjnë me dije se dy të lënduarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit: -A. Q., 39 vjeç, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe "Moskallëzimi i krimit"; -Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Moskallëzimi i krimit"; -A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit"; -A. B., 29 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit"; -J. K., 34 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", njoftoi policia.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. s
    sypeshkaqeni po shijon jeten si bllokmen

    jane frymezuar nga fjalimi lexhendes dhe nga pordhesta saliut.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ariu

      Ariu mos hyni ne gjynah zoti u vraft

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje