Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim biznesmenin Rezart Taçi lidhur me një skemë mashtrimi të krijuar prej tij përmes së cilës kryente transaksione fiktive.
“Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 206 i vitit 2018, rezultoi se shoqëria ‘Kuid’ shpk si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a., i ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia e furnizuar në fakt për periudhën Maj-Dhjetor 2013”, bën me dije prokuroria.
Po sipas hetimeve të prokurorisë, shoqëria ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a. për llojin karburant ‘Diesel’ nga muaji Maj-Tetor 2013 ka shitur një sasi prej 1.298095 litra dhe ka faturuar një sasi prej 4.591.093 litra, me një diferencëmë shumë 3.292.998 litra në vlerë 36.818.845 lekësh. Ndërsa për llojin e karburantit ‘Benzinë’ ka kryer shitje në sasinë 608.093 litra duke faturuar 1.934.446 me vlerë 15.070.950 lekë.
Njoftimi i Prokurorisë:
Krijoi skemë mashtrimi me TVSH nëpërmjet transaksioneve fiktive me shoqëritë e krijuara prej tij, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq shtetasin R.T.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq të pandehurin R.T. i akuzuar për veprën penale ‘Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në’ e parashikuar nga neni 144/a i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 206 i vitit 2018, rezultoi se shoqëria ‘Kuid’ shpk si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a., i ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia e furnizuar në fakt për periudhën Maj-Dhjetor 2013.
Kjo shoqëri ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerë 10.399,595 lekë. Gjithashtu me transaksion fiktiv ka rënduar shpenzimet e vitit padrejtësisht për shumën 51.997.975 lekë.
Nga kontrolli tatimor i kryer rezultoi se shoqëria ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a. për llojin karburant ‘Diesel’ nga muaji Maj-Tetor 2013 ka shitur një sasi prej 1.298095 litra dhe ka faturuar një sasi prej 4.591.093 litra, me një diferencëmë shumë 3.292.998 litra në vlerë 36.818.845 lekësh. Ndërsa për llojin e karburantit ‘Benzinë’ ka kryer shitje në sasinë 608.093 litra duke faturuar 1.934.446 me vlerë 15.070.950 lekë.
Po Taci ju ka bere glasen me kohe o debila a tbua se ne nuk kuptojme.... ju te gjithe jeni qener!!!
Po liri berisha dhe mbesa e saj aksionere e bankes nivelit 2 ne tirane qe u vra santo a do gjykohen se taci korrier i lirise eshte Duman derman Bhi bhi
Rezart Taci nje injorant nga Erseka kishte aq tru te merrej me ato pune po ai levizte leket e Sali Berishes e te Lirie Berishes per cudi Taci dergohet per gjukim keta qe e futen ne valle jo , kjo eshte drejtesia e re qe deshen shqiptaret .
Taci shkaterroi gjithe ARMON duke perfshire edhe UPTHNBallsh, qe e mori falas nga Sali Berisha gjate privatizimit. Ne kete uzine qe ai e beri prone te tij, vetem karburante te perpunuara te gateshme per tu hedhur ne treg ishin gjrndje ne rezervat rreth 100 milion Euro, dhe parat i ndante me Liri Berishen qe blente pikturat e saj prej miliona Euro. Taci vodhi sa deshi dhe e shiti UPTHN Ballsh tek kompania e Azerbaxhanit, mori leket dhe i beri mutin shqiperise, ju e denoni per ca therrime. Turp te kete kjo drejtesi qe drejtohet nga Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ai duhet te hetohet bashke me Berishen, Meten, Ramen si je grup i strukturuar kriminal qysh kur mori falas ne pronesi Armon bashke me UPTHN Ballsh dhe deri sa kete kombinat modern e shkaterroi Rama dhe e dergoj per SKARP, nderkohe keta duhet te hetohen edhe per pasurine e vjedhur dhe i duhet sekuestruar gjithe kjo pasuri qe eshte djersa dhe gjaku i popullit.