SPAK ka marrë edhe 3 muaj kohë, deri në tetor, për të zgjatur afatet e hetimit për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamabër Malltezi në hetim për korrupsion në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani që më pas u pasua me ndërtimin e 19 kullave.
Ndërkohë gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur sot që Berisha dhe Malltezi duhet të paguajnë nëse duan të marrin fashikujt që SPAK ka përpiluar në kuadër të hetimeve gjatë këtyre 2 muajve të fundit.
“Në 19 korrik do të marrim aktet. Gjyqtarja vendosi që aktet duhet të merren me pagesë. Ne na takojnë këto akte. Ata nuk e kanë problem të bëjnë fotokopje e të zgjidhet në fund detyrimi financiar. Duhet të jenë 12 fashikuj që janë përgatitur për këto dy muaj'', tha avokati Genc Gjokutaj pasi doli nga GJKKO.
Ndërkohë në Gjykatën e Lartë është rrëzuar sot një tjetër kërkesë e Berishës për përjashtimin e trupës së gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007- 00370-00-2024, që i përket rekursit kundër vendimit nr. 85, datë 17.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar".
Kryekrimineli dhe kryehajduti0 Sali Berisha duhet te gjykohet se pari per Vrasjet e 21 janarit 2011.
E c’jane 3 muaj Kur vetem bytha e Salianjit Po e sjell Verdalle prej 5 vjetesh kete hale drejtesi.
P.O. SELJANI KA GRITE AVUKATE QE JA RREGULLON ME GJYKATSIN NJE TAKIM SHTYHET 6 MUJE
P.O. SELJANI KA GRITE AVUKATE QE JA RREGULLON ME GJYKATSIN NJE TAKIM SHTYHET 6 MUJE