Gjykata ndryshon masën për Gazmend Haxhinë. A jemi para një bllofi me akuzën ndaj tij? 

11 Korrik 2024, 18:07Kronika TEMA

Gjykata ndryshon masën për Gazmend Haxhinë. A jemi para një 


Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën për biznesmenin Gazmend Haxhiu, i akuzuar për abuzim me fondet e Bashkimin Evropian në SASPAC. 
GJKKO ka lënë sot në masën ‘detyrim paraqitje’ për Haxhinë nga masa arrest shtëpie që ishte. 
Gazmend Haxhiu një biznesmen I njohur dhe pedagog është nën akuzë sipas asaj që u tha publikisht se ka faturuar dy herë shpenzimet e tij në aktivitetin e organizuar nga  Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit organizoi më datat 3, 4 dhe 5 prill 2023 në Tiranë Konventen Nderkombetare të Turizmit “FESTA—The Future of Environmental and Sustainable Tourism”. 
Në këtë organizim të nivelit të lartë morën pjesë  Zv/Presidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian Frans Timmermans, Sekretari i Përgjithshëm i UNËTO (Organizatës Botërore të Turizmit) Zurab Pololikashvili, 13 ministra të turizmit nga vende të rajonit dhe të BE, ambasadorë, investitorë, drejtues kompanish, drejtues të agjencive të turizmit, ekspertë etj. 
Me pjesëmarrjen e rreth 1400 personave nga 38 shtete qe ndoqën tre ditët e Konventës, Konventa Ndërkombëtare e Turizmit nisi ne date 3 prill me një ceremoni hapjeje shumë të veçantë, e ndjekur nga një forum i ministrave të Ballkanit, si dhe 8 panele tematike me 75 penalistë, në të cilat u diskutua roli i qeverive, strategjitë, mundësitë dhe e ardhmja e turizmit të qëndrueshëm. 
Gjithë java 3-8 prill 2023 u quajt Java e Turizmit Shqiptar. Pas mbylljes së Konventes Ndërkombëtare për Turizmin e Qëndrueshëm “FESTA”, eventet për turizmin vazhduan në panairin më të madh të turizmit në Shqipëri, “Expo Turizëm 365”. 
  
Po sa qëndron akuza dhe a është prokurori para një keqkuptimi apo një procedure të qëllimshme për të hapur një çështje penale për persona të tjerë ish zyrtarë të lart? 
Më 4 prill, agjenda e forumit nisi me panelin e parë tematik: “Roli i Qeverive në formësimin e agjendave turistike të së ardhmes”. 
Paneli i dytë i FESTA-forum me temë “Perspektivat e investimeve strategjike” mblodhi politikëbërës, personalitete të spikatura në fushën e hoteleri-turizmit, udhëtimit e financave për të ndarë njohuritë e tyre në mundësitë kyçe që shpalos sot industria e udhëtimit dhe mikpritjes. 
  
Gjatë panelit të tretë, “Bashkimi Evropian dhe donatorët në zhvillimin e strategjive mbi turizmin” përfaqësuesit e industrive të udhëtimit dhe turizmit kanë mundësinë të mësojnë më shumë për perspektivat e investimeve dhe strategjitë e zhvillimit përmes diskurseve të ministrave, ambasadorëve dhe aktorëve të tjerë kyç të sektorit. 
Dita e tretë e forumit ndëkrombëtar të turizmit të qëndrueshëm (5 prill) nisi me panelin e katërt “Brandimi i destinacioneve të qëndrueshme dhe tendencat e fundit”. 
Paneli i pestë “Profesionet, aftësitë dhe mikpritja” diskutoi rëndësinë e profesioneve, aftësive dhe standardeve të mikpritjes në turizëm. 
Paneli i gjashtë iu dedikua Turizmit kulturor dhe aktiv, ndërsa FESTA mbylli siparin me panelin e shtatë: “Turizmi Bujqësor, rural dhe i gastronomisë”. 
Gjithashtu, Organizata Boterore e Turizmit perdori Konventen Nderkombetare FESTA ne Tirane per te organizuar takimin e pare te Ministrave te Ballkanit te Europes Juglindore.

https://www.unëto.org/news/unwto-unites-south-east-europe-tourism-ministers-around-shared-sustainability-goals


FESTA “The Future of Environmental and Suistanable Tourism in Albania” u organizua në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë: EUSAIR, SASPAC, Interreg, GIZ Albania, UNDP Albania dhe Risi Albania. 
Secili nga partnerët mori përsipër zëra të veçantë të këtij organizimi të madh, panele dhe tema të veçanta të të gjithë kompozimit të forumit. 
 Kompania në fjalë ka faturuar shërbime të ndryshme gjatë këtyre gjashte paneleve e ndarë në disa ditë, dhe këto shërbime janë paguar nga sponsorë të ndryshëm të aktivitetit, në rastin konkret disa nga Ministria e Turizmit dhe disa nga fondet e donatorëve që koordinohen nga SASPAK, por kjo nuk do të thotë që është I njëjti shërbim I paguar dy herë.  
Natyrisht kjo do sqarohet me siguri gjatë hetimeve, dhe gjykimit por nxitimi për të bërë akuzë publike, për një proces që verifikohet nga faturat tatimore, ul seriozitetin e hetimit. 
Fakti që një kompani bën të njëjtin shërbim të shtrirë në disa ditë dhe që mbulohet nga sponsorë të ndryshëm, nuk do të thotë doemos se paguhet dy herë për të njëjtën punë, por paguhet nga sponsor të ndryshëm për të njëjtën natyre pune. 
 

1 Komente

  1. P
    Pa emer

    Eshte shume e vertete nuk ka lidhje por hetimi eshte problem nqs nuk vertetohen gjerat ,se I bie qe ky I akuzuari perbaltet dhe I shkaktohet dem si ne besueshmerine e biznesit te tij ashtu dhe ne aspektin psikologjik familiar dhe shoqeror.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje