VIDEO e rëndë/ 54-vjeçari tentoi të djegë familjen në Kamëz, gruaja: Jemi dhunuar vazhdimisht, nuk e di si shpëtuam

28 Dhjetor 2024, 10:14Kronika TEMA
VIDEO e rëndë/ 54-vjeçari tentoi të djegë familjen

Ky është momenti kur Bashkim Domi 54-vjeç, me benzinën e fshehur nën xhaketë ka hyrë në banesën e tij në Bathore dhe i ka vënë flakën mesditën e 25 dhjetorit.

Nën efektin e alkoolit, 54-vjeçari ka kërcënuar se do të digjte me benzinë fëmijët bashkë me bashkëshorten të cilët ndodheshin brenda banesës në momentin që ai i vuri flakën.

Top Channel ka siguruar edhe pamjet kur njëra nga vajzat është prekur nga flakët. Një pjesë e banesës dhe mobiliet janë djegur nga flakët.

Bashkëshortja e tij, tregon tmerrin që ka përjetuar bashkë me fëmijët.

“Unë nuk e dija që kishte benzinë, e kishte future në xhup. E spërkati shtëpinë me benzinë, i thirra fëmijëve të dilnin jashtë. Kur doli jashtë ia hodhi vajzës benzinën te këmbët. Unë dhe djali nuk e di si kemi e kemi ndaluar”,-tregon ajo.

Gruaja e tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, tregon se ajo prej vitesh ka vuajtur nga dhuna që ushtronte bashkëshorti mbi të dhe fëmijët.

“Gjithmonë ka qenë i dhunshëm qëkur jam martuar. Psikologjikisht dhe fizikisht, në 2017 më ka djegur me tenxheren e fasuleve. E kam denoncuar se më ka lënë për vdekje”.

54 vjeçari është arrestuar pas ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë nën drejtimin e prokurorisë.

1 Komente

  1. N
    Nua rroki

    Vk jane nga ata demokratet e te pandehurit SALI RAM SHPELLARI

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje