Një 36 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Tiranë, ku paraprakisht dyshohet se ka pasur gjendje të rënduar emocionale, fqinjët kanë deklaruar për mediat, se i ndjeri ishte një person i qetë dhe pa probleme të dukshme. Aktualisht nuk ka të dhëna mbi shkaqet që e çuan drejt këtij akti tragjik.
Më tej mësohet, se një grup nga Prokuroria po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Ngjarja është shënuar në banesën e tij në rrugën “Shote Galica”.
“Më datë 27.12.2024, në rrugën “Shote Galica”, është vetëvarur në banesë shtetasi B.A, 36 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
Lini një Përgjigje