U përball me bandat me automatik - Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

27 Dhjetor 2024, 10:10Kronika TEMA
U përball me bandat me automatik  - Kush është Elvin Gogaj,

Nga Adriatik Doçi

Elvin Gogaj është prokurori i SPAK-ut, i cili po heton Belind Këlliçin për fshehje pasurie dhe falsifikim të diplomës së shkollës së mesme. Kandidati i dyshes Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranë, i cili humbi vitin e kaluar me diferencë 60 mijë vota përballë Erion Veliajt, u kallëzua nga avokati i njohur Idajet Beqiri. Këlliçi doli pas tre orësh i nervozuar nga dera e SPAK-ut, ku mohoi falsifikimin e diplomës së shkollës së mesme si dhe u distancua nga partnerja e tij Anna Shkreli, duke mohuar bashkëjetesën me të, për të justifikuar mosdeklarimin e pasurisë së saj kur ishte deputet i PD-së. Mister mbetet burimi i të ardhurave për mbulimin e fushatës për Bashkinë e Tiranës si dhe pagesa prej 25 mijë USD për foton me Trump në një korridor në SHBA. 

Po kush është Elvin Gogaj, i cili po heton Belind Këlliçin?

Gjatë karrierës së tij në prokurori, Elvin Gogaj ka shërbyer në pjesën më të madhe të kohës si drejtues në shtatë prokurori. Gogaj ka drejtuar në kohë të vështira prokuroritë në Sarandë, në Burrel, në Fier, në Elbasan, Kurbin, në Shkodër dhe Durrës.

Në korrik të vitit 2019, Komisioni i Vetingut (shkalla e parë), pezulloi një vit nga detyra prokurorin Elvin Gogaj, me kushtin e ndjekjes së trajnimit të detyrueshëm pranë Shkollës së Magjistraturës. Ky ishte vendimi i parë në zbatim të nenit Ë të Kushtetutës që parashikon masë disiplinore për kriterin e aftësive profesionale. Ndërkaq, Komisioneri Publik i kërkoi KPA shkarkimin e Gogajt nga detyra për një balancë negative prej 6 mijë eurosh.

Në nëntor të vitit 2020, Kolegji i Posaçëm i Apelit vendosi të rikthejë në detyrë prokurorin Elvin Gogajn, duke rrëzuar si Komisionerin Publik, ashtu edhe Komisionin e Vetingut. Sipas KPA, Elvin Gogaj ishte i aftë profesionalisht, pasuria e tij ishtë në përputhje me ligjin, ndërsa pastërtia e figurës së prokurorit nuk u vu asnjëherë në dyshim.

Në dhjetor të vitit 2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi Elvin Gogajn prokuror në SPAK.

Elvin Gogaj e ka nisur karrierën si prokuror në Burrel, ku ka hetuar dhe kopsitur disa dosje të rënda dhe të rëndësishme të viteve 1997-1998, periudhë kjo kur Burreli, ziente nga seritë e vrasjeve për shkak të hasmërisë mes dy bandave farefisnore “Dedja” dhe “Kola”. Në atë periudhë të përgjakshme, prokurorit Gogaj dhe gjithë prokurorëve që ushtronin detyrën në Burrel, i duhej të qëndronin në zyrë me automatikë kallashnikovi, pasi bandat në Burrel kishin marrë edhe komisariatin.

Edhe pse situata ka qënë në kufijtë e dramatikes për të bërë detyrën shtetërore, sot shumë dosje hetimore dhe dënimi i anëtarëve të këtyre bandave, mbajnë firmën e Elvin Gogajt dhe dy prokurorëve të tjerë që vepronin në atë periudhë në Burrel.

Pas Burrelit, Gogaj është transferuar nga kryeprokurori i Përgjithshëm i kohës, Arben Rakipi, në qytetin e Vlorës, duke ju besuar posti i zv/drejtuesit të prokurorisë së Sarandës, detyrë të cilën e ka kryer për disa vite. Gogaj goditi disa grupe kriminale, duke dokumentuar veprimtarinë e tyre kriminale.

Me ardhjen e Theodhori Sollakut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Elvin Gogaj, emërohet drejtues në Prokurorinë e Fierit, prokurori e nxehtë kjo për sa i përket kriminalitetit dhe sofistikimit të krimit.

Me ikjen e Sollakut dhe ardhjen e kryeprokurores Ina Rama, Elvin Gogaj është transferuar nga prokuroria e Fierit në prokurorinë e Elbasanit, në të cilën Ina Rama i besoi për gati 7 vite drejtimin e kësaj prokurorie.

Pikërisht në këtë prokurori, Elvin Gogaj, për shkak të detyrës së tij pati kërcënime me jetë nga një grup kriminal në Elbasan, i ekspozuar shpesh kohët e fundit në media. Kjo solli që ministria e Brendshme t'i garantonte jetën me efektivë të repartit “RESI” në Tiranë.

Me ikjen e Ina Ramës dhe ardhjen si kryeprokuror të Adriatik Llallës, Elvin Gogaj është transferuar në një tjetër prokurori problematike siç është prokuroria e Laçit.

Pikërisht në këtë detyrë ai ka qëndruar gati 1 vit dhe më pas është emëruar nga Adriatik Llalla në krye të prokurorisë së Apelit Shkodër, duke i besuar të mbulojë çështjet penale të rretheve Shkodër, Lezhë, Kukës, Laç, Pukë dhe Tropojë. Edhe pas ikjes së Adriatik Llallës, Elvin Gogaj është konfirmuar në detyrën e drejtuesit të Apelit Shkodër nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.

Në shtator 2021, tre muaj para se të emërohej në SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar prokurorin Elvin Gogajn në krye të Prokurorisë së Durrësit me 11 vota pro. Tre vjet pas emërimit në SPAK, Gogaj ka në dorë disa dosje, përfshirë edhe një dosje të Arben Ahmetajt për tjetërsimin e pasurive publike, duke i kaluar në pronësi të miqve të tij.

19 Komente

  1. K
    Kulla

    Qenka shembull i nivelit profesional. Sidomos pas kryerjes se rikualifikimit ne magjistrature. Suksese ne jete-tha Ilir Beqja.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Ky prokuror nuk heton Belindin , ky heton dashnoren e Belindit . Ky esht prokuror si ne komunizem qe heton edhe te afermit e armiqve te Diktatures. Rama hajduti me ndihmen e qelbesirave te Soros ka ngjallur Prokurorine politike te diktatures se Hajduteve

      Përgjigjjuni
      1. d
        demokrataxhiu - demostrataxhi

        Ndjekesit e sali penicilines jane gjithnje ne cdo kohe ne lufte me drejtesine. Shajne e sulmojne, shajne e prape sulmojne, cdo prokuror krye prokuror, cdo "armik" te mundshem qe nuk i pelqen, apo i ben hije sulltan saliut, NJELLOJ si KOMUNISTET, qe ishin ne lufte te perhershme me armiqte imagjinare te sulltan ENVERIT. Kjo tregon se jane trima, dhe e bejne ne breke prej drejtesise. Pastaj, kur u hajne muné, e s'kane c'ti bejne, behen edhe ironiket, shakaxhinj... tallen. KARAGJOZE dumbabiste,zvarranike.

        Përgjigjjuni
      2. ?
        ?

        Kandidature perfekte per shamtazhim. Po clidhje ka diploma e shkolles se mesme me SPAK a na e shpjegon dot ky trimi qe paska luftuar bandat me automatik?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sylvinjo

          Ka lidhje se nqs Belindi ka marre nota te larta tregon qe ka bere korrupsion me nota , dhe direkt denohet per korrupsion , loooooooooool hahahaha Prokurore karagjoze te organizates mafioze SPAL

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Kur nuk di me mire hesht! SPAK eshte krijuar per ndjekjen e korrupsionit te personave te veshur me pushtet të çdo niveli dhe kunder krimit te organizuar. Pik Pyetje (?)! Belind Kelliçi eshte subjekt i hetimit nga SPAK, ashtu siç dhe kryetari i Bashkise se Fush Arrësit etj, te ketij niveli. Kelliçi ka qene deputet, kandidat per kryetar bashkie në Tirane dhe tani drejtuesi politik i qarkut te Tiranes per zgedhjet e vitit 2025. Pra eshte "peshk i madh" dhe me keta merret SPAK. Tani po pyet se ç'lidhje ka diploma? Falsifikimi i saj, si çdo falsifikim i dokumentave zyrtare, nese provohet sipa Kodit Penal, eshte krim, dhe si i tille denohet me burg. Mos flasim pastaj sanksionet qe ka per keto raste ligji i dekriminalizimit dhe Belo s'mund te jete më ne listat e kandidateve per deputet. Gjithmone nese keto si dhe mosdeklarimi i pasurise sipas ligjit, provohen dhe deklarohet fajtor nga GJKKO. Shpresoj te jesh sqaruar.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Kur nuk di me mire hesht! SPAK eshte krijuar per ndjekjen e korrupsionit te personave te veshur me pushtet të çdo niveli dhe kunder krimit te organizuar. Pik Pyetje (?)! Belind Kelliçi eshte subjekt i hetimit nga SPAK, ashtu siç dhe kryetari i Bashkise se Fush Arrësit etj, te ketij niveli. Kelliçi ka qene deputet, kandidat per kryetar bashkie në Tirane dhe tani drejtuesi politik i qarkut te Tiranes per zgedhjet e vitit 2025. Pra eshte "peshk i madh" dhe me keta merret SPAK. Tani po pyet se ç'lidhje ka diploma? Falsifikimi i saj, si çdo falsifikim i dokumentave zyrtare, nese provohet sipa Kodit Penal, eshte krim, dhe si i tille denohet me burg. Mos flasim pastaj sanksionet qe ka per keto raste ligji i dekriminalizimit dhe Belo s'mund te jete më ne listat e kandidateve per deputet. Gjithmone nese keto si dhe mosdeklarimi i pasurise sipas ligjit, provohen dhe deklarohet fajtor nga GJKKO. Shpresoj te jesh sqaruar.

              Përgjigjjuni
          2. J
            Jaho

            Sh e vertete o Doc! Ka lidhje me Armand Josifin e PS-se qe eshte ne kerkim nderkombetar sexe lajmeruan te iki!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Estrela

              Shyqyr doli burre ta hetoje kete palacon e bello mavrise, se qysh qe kur u fut ne politike beri pare. Ska asnje dite pune me djers dhe ky eshre shembulli i filizeses se ilir metes, asgje me pak si ka lene likes ky mashtrues dhe hajdut votash

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zagali

                Meqense Elvis Gogaj qenka nje prokuror i afirmuar,dhe shume i pergatitur,kemi shprese se evgjitin e Sali Berishes,Belo krricin do t'a hetoj mire se shume pordhe po shet ai. Krrici i Saliut eshte mashtrues dhe hajdut. Te shkoi ne burg e t'i beje fresk Saliut dhe Metes.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkodrani

                  Ervin Gogaj ka qene nje prokuror I ndershem dhe I pakorruptuar edhe kur ka qene ne shkoder. Bashke me prokurorin Behar Dibra meritojne respekt maksimal.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptar Vata

                    I ndershem? Prandaj ne ate kohe bandat e Shkodres lulezuan kudo,se su bente gje ky pacavurrja. Shif vendet ky ka punuar dhe do kuptosh qe ka qene i kapur. Ne Elbasan?! Nje m...t beri dhe e la plot me banite. I akuzuar nga grupi i mbikqyrjes...i shpetuar nga...spo e themi sot. Kokrra e te korruptuarit eshte ky.

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Sela

                    Ky prokurori duhet të hetojë një çështje tjetër të Kërriçit atë të mbjelljes së leshit ,sa mijëra € i ka kushtuar,e keni vënë re sa lesh ka shtuar?

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kronikani Ymër Pata Lapërdha-Doçi

                      Leshin e ka mbjelle Shkreli, vjehri I Belos dhe njekohesiht biberon anal I Rames. E mban Rama ne bythe kur I dhemb ajo. Zakonisht pasi e pallojne. Prandaj dhe Rama e ka bere drejtor te institutit te ndertimit - dhe mbjelljes se qimeve pubike ne koke.

                      Përgjigjjuni
                      1. ?
                        ????

                        Ss xheloz qeke…. Shko të të qijë një herë në bythë Rama - se ta shëron daktori i Vuçidolit o hajdar.

                        Përgjigjjuni
                    2. B
                      Burrelsi

                      Militant i thekur si familjë por jo njeri i keç! Kam përshtypje se bon punën e spiunit të Gaz pederastit.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Avokati i njohur idajet beqiri????????????

                        Avokati i njojur Idajet Beqiri????????????????! Ca boni kshu more tema. Jeni gati me qi grat tuaja per interesa! Vemje te ndyra!

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          nerita

                          raseni. belon. kericin se si shum e ka haper. llapen. evgjiti. po i ben ysmet. kriminelit sali halese. coini te like. hajduti. se eshte. merzitur. vetem

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ardian Krasta sharlatan qurravec , lepires i non g

                            SPAK eshte dhjere dhe permjere ne breke nga kercenimet e perditshme te perbindeshit monster Sali krimineli i cili ka 34 vjet qe tall bythen me prokuroret dhe ghyqtaret dhe vazhdon akoma, megjithese provat per vrasje dhe vjedhje te familjes mafioze hajdute, kriminale jane sheshit,por prokuroret e SKAPit sic i theret nongrata nuk i ka thirur as si deshmimtare djalin qe vrau 28 fukarenj per tu pasuruar, te bijen qe ka shtepi dhe prona te panumeruara, ne Shqiperi dhe Evrope.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje