Vrau burrin me sëpatë, shtrohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

27 Dhjetor 2024, 10:10Kronika TEMA

Vrau burrin me sëpatë, shtrohet në spital psikiatrik

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar ditën e djeshme një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit vrau bashkëshortin e saj, N. Tahiraj, 55 vjeç, duke e goditur me sëpatë në banesën e tyre, në fshatin Metoq.

Seanca gjyqësore u zhvillua sot, ku gjykata vendosi të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin e 48- vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Po ashtu, ndaj saj u caktua masa e sigurisë “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

Gjatë seancës, Elvira Tahiraj, u mbrojt nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti, ndërsa organet e drejtësisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes tragjike.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e vogël të Sarandës, ndërsa ekspertiza mjekësore pritet të zbardhë gjendjen psikologjike të të dyshuarës në momentin e krimit. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në momentin që bashkëshorti i autores ka qenë në gjumë. Në shtëpi, por në dhomë tjetër ka qenë vajza e tyre, e cila kur është zgjuar është përballur me kufomën e të atit që më pas ka lajmëruar motrën e vet dhe policinë.

Familja Tahiraj mësohet se ishin të vendosur në Sarandë penj disa kohësh dhe jetonin në një shtëpi me qira. Gruaja e prangosur dyshohej se vuante nga problemet e shëndetit mendor, fakt që duket se është konstatuar edhe nga grupi hetimor, që ende nuk ka mundur t’i dokumentojë një dëshmi mbi motivin e krimit të rëndë.

1 Komente

  1. D
    Dani USA

    O ,Dreitesa Shqiptare nese doni te vini drejtesi denoni vrasesin me vrasie pervec atij qe vrete ne vet mbroitie madie ai vrases ai duhet shperblyer se hequr qafe nje kriminel,ne kete menyre reduktoni ne maksimum numrin e krimeve jeten ta jep zoti,dhe vetem ai ka te dreit ta mare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje