Fokusi i hetimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nga Janari deri në Dhjetor të këtij viti ka qenë korrupsioni në radhët e policisë, shpërdorimi i detyrës, si dhe lidhjet që ata kanë me persona të inkriminuar, apo personazhe të botës së krimit.
Gjatë vitit 2024, AMP ka bërë në prokurori 291 referime për 444 punonjës policie, për vepra të ndryshme penale. Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2024 është rritur ndjeshëm numri i efektivëve të arrestuar me masë sigurie të dhënë nga gjykata në masën prej 60%.
Gjatë këtij viti janë arrestuar 163 persona, nga 102 të arrestuar një vit më parë. Referuar të dhënave, shifrat tregojnë një rritje të numrit të efektivëve të përfshirë në paligjshmëri në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të vitit 2023, ku ka pasur 223 referime për 319 efektivë. Të dhënat tregojnë se nga viti në vit janë rritur ndjeshëm referimet penale, me 25 %, si dhe 32 % të numrit të punonjësve të referuar.
Me rritje ka qenë edhe hetimi me anë të përgjimeve dhe metodave proaktive, me 33 % në krahasim me vitin 2023. Hetimet kanë treguar se të implikuar në korrupsion e shpërdorim detyre kanë qenë jo vetëm inspektorë dhe efektivë të rangjeve të ulëta, por edhe drejtues policie.
Gjatë këtij viti, ka rezultuar se si i implikuar në aktivitete kriminale një drejtues i nivelit të lartë, dy drejtues të nivelit të mesëm dhe 33 drejtues të nivelit të parë, të gjithë në funksionet drejtor drejtorie e shefa sektorësh në strukturat qendrore dhe vendore të policisë. (Xhensila Kodra)
VITI 2024
163 efektivë të arrestuar
291 referime në prokurori
444 efektivë të referuar
Totalisht turq shqipfoles.....nuk behet stani/shteti me lepuj/sunite or shiite..... allah uakbar
Fatkejqësia me e madhe në Shqipëri është kjo AMP,nje drejtori që ha në kurriz të Shqiptarve e nuk ka asnje rol,thjeshte nje drejtori parazite,me taksa mbledhës,që përdoret nga politika për të shantazhuar efektivët. Hisorinë e ka shumë të errët,që në fillim në të u punësuan të gjithë spiunët e ish sigurimit të shtetit,që ishin të hurit e litarit,që ishin mesuar me intriga,servilizma,puthadorë të çdo sistemi. Gjergji Lezhja injorant berishist i rafiniar,Sami Rasha një pinjoll i komunizmit,më tej Astrit Hali një enverist i paskrupullt dhe mashë e Berishës,Arben Skendo,ish operativi i Bilishtit,nje njeri butak pa shtylle kurrizore mashë e Sajmit Tahirit,por me gjithë bëmat,u largua butë nga skena,në vend të ishte në burg me Tahirin,ky tipi ishte sponsor për PS-në.Pastaj me Ardi Veliun,më i ndyri në gjithë këtë histori. E gjithë kupola e qarkullimit rrugor,eshtë e inkriminuar,dhe kjo që nga rryshveti që u marin rrugës shoferave,dhe deri ne falsifikime gjobash,apo tjetërsimi i vend ngjarjes? Këto statistika për emër më kujtojnë një shef komisariati në Gjirokastër i cili dilte çdo tremujor në statistikat e AMP, se kishte bërë falsifikim pasaportash,ai kapardisej si si gjel në makinën e policisë. Pa folur pë komisarët e drejtorët që janë tejë të inkriminuar,por nuk u hynë gjëmb në këmbë,sepse i gjithë shteti noton në korrupsion.