Një 46-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap duke shitur lëndë piroteknike. Përmes një njoftimi zyrtar, blutë e Tiranës bëjnë me dije se shtetasi me ininciale S.A, 46-vjeç u kap duke shitur lëndë piroteknike në mjetin që posedonte.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për këtë shtetas, ndërkohë u sekuestruan fishekzjarrët dhe kapsollat që kishte me vete.
Gjithashtu, Policia e Tiranës u bën apel qytetarëve që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje , duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike.
Njoftimi i Policisë:
Masa të shtuara për parandalimin e shitjes së lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e njerëzve.
Procedohet penalisht 46-vjeçari, sekuestrohet një sasi fishekzjarresh dhe kapsollash të llojeve të ndryshme.
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara në subjekte tregtare dhe pika shitjesh, në rrugën “Ali Shefqeti” shërbimet e Komisariatit Nr.1, konstatuan shtetasin S.A, 46 vjeç, duke shitur lëndë piroteknike në mjetin që posedonte.
Në vijim të veprimeve nisi procedimin penal për këtë shtetas dhe materialet iu referuan Prokurorisë.
Policia e Tiranës apelon të gjithë qytetarët që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje , duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike.
Lini një Përgjigje