Një sherr ka ndodhur në një klub nate në zonën e Trenit, në Itali, ku për arsye që nuk dihen ende një i ri shqiptar është plagosur me thikë.
Sipas mediave italiane sherri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme, ku teksa po pinte një cigare, dy persona i janë afruar të riut shqiptar, dhe njëri prej tyre e ka goditur me thikë.
I riu u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi plaga, sipas vlerësimit të mjekëve, ishte sipërfaqësore.
Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje