Fshati Matoq i Sarandës është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të 24 dhjetorit Elvira Tahiraj, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ka masakruar me sëpatë bashkëshortin e saj, 55 vjeçarin Llazar Tahiraj.
Elvira Tahiraj ka dëshmuar përpara autoriteteve teksa ka pranuar fajsinë e krimit por nuk ka zbuluar arsyjet. Gjithashtu ajo ka pranuar se kjo nuk është hera e parë që ajo tentonte të vriste bashkëshortin e saj.
Në lidhje me këtë ngjarje ka folur dhe kryeplaku i fshatit në emisionin “Me zemër të hapur” teksa tha se trupi i pajetë i viktimës është gjetur në shtëpi nga vajza e vogël e çiftit. Kryeplaku i fshatit tha se i ati e kishte dërguar vajzën e tij tek e motra atë natë pasi shëndeti mendor i nënës ishte përkeqsuar. Ndër të tjera ai thotë se 49 vjeçarja Elvira tarihaj vuante dhe nga epilepsia.
“Do të kujdesem unë sonte për të”, i ka thënë viktima vajzës së tij sipas kryeplakut.
Ndër të tjera ai thotë se lajmin e ka marrë vesh nga dhëndri i çiftit rreth orës 08:30. Kryeplaku i fshatit Matoq, tregon se vajza e vogël ka parë trupin e pajetë të babait në shtëpi dhe më pas i ka rënë të fikët dhe është dërguar menjëherë në spital.
“Elvira ishte e sëmurë me epilepsi dhe nuk dilte shumë jashtë. Për lajmin më njoftoi dhëndri i çiftit, më mori në telefon në orën 08:30. Ishte vajza ajo që gjeti trupin e pajetë, pasi kishte shkuar të flinte nga e motra, gjë që e bënte sa herë shëndeti i së ëmës përkeqësohej.
Ishte ajo që ka gjetur edhe babanë rreth orës 08:00- 08:30 të mëngjesit. Vajzës i ka rënë të fikët dhe e kanë çuar menjëherë në spital. Llazari ishte shumë punëtor, punonte në 2 3 punë për të rritur vajzat. Vajza rrinte më shumë brenda me të ëmën, nuk ishte e shoqërueshme. Vetëm në shtëpi rrinte me nënën e saj.”, tha kryeplaku i fshatit.
Kur vret burri gruan, keta shker.rdhata si gazetarja Anila Hoxha, dhe ca gra ulerasin, dalin ne protesta. Kur gruaja vret burrin, e nxjerrin te semure, me aresye shendetesore, dhe ne fund mbyllet me nja 2-3 vjet burg. Gruaja me 3 femijet qe vrau burrin ne Maminas nuk akuzohet per asgje, edhe pse ka drejtuar operacionin e zhdukjes.