Hyri me forcë në ambientet e një banke në Korçë, jepet masa e sigurisë për 38-vjeçarin

25 Dhjetor 2024, 13:54Kronika TEMA
Hyri me forcë në ambientet e një banke në Korçë,

Gjykata e Korçës vendosi sot masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për 38 vjeçarin Valter Xhelillarin, i cili u kap pasi kishte hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në Korçë.

Në deklarimin e tij në polici, ai tha se ishte në gjëndje të dehur dhe se nuk mbante mend asgjë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 Dhjetorit në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës.

Rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë.

Lini një Përgjigje