Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Shullaz ku për pasojë ka humbur jetën një 65-vjeçar.
“Aksidenti ndodhi këtë të mërkurë rreth orës 07:30 ku shtetasi shtetasi Naim Jahja, rreth 65-vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra 65-vjeçari ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Lini një Përgjigje