Kishte dalë për gjueti, vetëvritet aksidentalisht 68-vjeçari në Has

24 Dhjetor 2024, 11:35Kronika TEMA
Kishte dalë për gjueti, vetëvritet aksidentalisht

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Has, ku një 68-vjeçar është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri, teksa kishte dalë për gjueti.

Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Perrollaj, dyshohet se aksidentalisht është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi H. U., 68 vjeç, banues në fshatin Perrollaj, Has, i cili kishte dalë për gjueti.

Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

1 Komente

  1. H
    Hoxhe Saliu ne maje minares

    Sa tha Rama qe do hapet sezoni gjuetis me nxoren armet me vrap

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje