Dy persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur në portin e Vlorës me një sasi prej 31 805 euro të padeklaruara.
Policia bën të ditur se ka ushtruar kontroll në autobusin e një agjencie udhëtimi, ku në pjesën fundore të një sediljeje, u gjetën dhe u sekuestruan 31 805 euro, të ndara në 4 pako të mbështjella me letër celofani.
“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave.
Sekuestrohen 31 805 euro të padeklaruara. Procedohen penalisht 2 shtetas, drejtues të automjetit ku u gjetën 4 pakot me euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në autobusin e një agjencie udhëtimi. Në pjesën fundore të një sediljeje, u gjetën dhe u sekuestruan 31 805 euro, të ndara në 4 pako të mbështjella me letër celofani.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për 2 drejtuesit e autobusit, shtetasit B. K., 46 vjeç dhe S. V., 29 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Automjeti dhe shuma e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
po ai i gjati para disa muajsh thoshte qe shqiptaret te fusin sa leke te duan ne shqiperi, dhe ne mos gaboj shifra maksimale ishte deri ne 2 milion euro. tani si duket nuk e ze me ne goje, lane nam shqiptaret, qe kontrollojne njerezit per leke. ne asnje vend te evropes nuk te kontrollon njeri ne se ke leke apo jo me vete.