Policia i gjen kokainë dhe municion luftarak në banesë, 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT

24 Dhjetor 2024, 12:20Kronika TEMA
Policia i gjen kokainë dhe municion luftarak në banesë, 22

Antidroga e Tiranës ka arrestuar Kristian Buçin brenda parkingut në QSUT ditën e sotme.

Ndaj tij kishin nisur hetimet prej 4 muajsh pasi dyshohet për shpërndarje të sasive të mëdha të kokainës.

Policia ka finalizuar operacionin ‘Interruption’, ku bëhet me dije se gjatë kontrolleve në automjetin e 22 vjeçarit, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, janë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.   

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike dhe sasinë e municionit luftarak. 

''Është finalizuar operacioni policor i koduar “Interruption”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak'', njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje