Ky është 22-vjeçari që shiste drogë në Tiranë, u arrestua brenda parkingut në QSUT

24 Dhjetor 2024, 13:26Kronika TEMA
Ky është 22-vjeçari që shiste drogë në

Kristi Buci është i riu që u arrestua ditën e sotme në kryeqytet, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. 

22-vjeçari është arrestuar në flagrancë në parkingun e spitalit Nënë Tereza. Duket se aty i riu e kishte pikë takimi për të shitur kokainën.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas disa muajsh hetime nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Interruption”.

Iu gjetën në automjet dhe në banesë, rreth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe një sasi municioni luftarak që u gjet në banesën e këtij shtetasi.

Si rezultat i hetimit proaktiv nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për goditjen e një rasti të shitjes së drogave të forta, është finalizuar operacioni policor i koduar “Interruption”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

3 Komente

  1. e
    enveri nga kruja

    rraseni burg

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te behesh armik i vetevetes !

      Gjyna fatekeqesi , kaqe i ri dhe ne vend te punonte cfare do llloje pune me ndergjegje..... merej me droge....Rinia nje pjese ka shkuar per leshe.... droge droge dhe vetem droge.... ne vend te ecin perpara me gjera shkencore te truve qe kane mundesi te benin mrekulli.... tani do rije ne burg... dhe shqetesimin qe i sjelle Prinderve dhe Families qe mezi e kane ritur....

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Duket sikur ka kaluar 50 vjet nē burgun e Tulonit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje