Durrës, makina përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë, shoferi ikën nga vendngjarja

24 Dhjetor 2024, 18:47Kronika TEMA
Durrës, makina përplas për vdekje 40-vjeçarin me

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte (24 dhjetor) në rrugën “Miqësia" në Durrës.

Viktima, i moshës rreth 40 vjeç teksa po ecte me biçikletë, është goditur nga nje automjet ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i automjetit, pasi ka shkaktuar aksidentin, ka ikur nga vendngjarja.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rastin në fjalë.

Lini një Përgjigje