Plagoset me thikë shqiptari në Greqi, 50-vjeçari në gjendje kritike

24 Dhjetor 2024, 15:43Kronika TEMA
Plagoset me thikë shqiptari në Greqi, 50-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi mesditën e kësaj të marte.

Sipas mediave greke mësohet se një shqiptar, rreth 50-vjeç, është gjetur i plagosur në kryqëzimin e rrugëve Boreadon dhe Moussa në Varkizë.

Ky shtetas është plagosur tre herë me thikë në bark nga persona ende të paidentifikuar dhe është lënë në mes të kryqëzimit.

50-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje