
“Kam tentuar edhe më parë ta vras burrin”, ka dëshmuar për policinë 49- vjeçarja, Elvira Tahiraj që goditi për vdekje me sëpatë bashkëshortin e saj në fshatin Metoq të Sarandës.
Ngjarja tragjike ndodhi dje, ndërsa burimet informojnë që ajo e ka pranuar krimin dhe shfaqi gjakftohtësi të, duke zbuluar se nuk ka dhënë asnjë arsye për veprimin e saj, duke lënë hetuesit të habitur.
Ngjarja është zbuluar rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur vajza e çiftit, e cila ndodhej në shtëpi, u zgjua dhe gjeti të atin, Nazar Tahiraj, 55- vjeç të pajetë në shtratin e tij, të mbuluar nga gjaku. E tronditur, ajo nisi të kërkonte për të ëmën dhe e gjeti atë duke qëndruar pranë derës së jashtme të shtëpisë.
Në panik, vajza telefonoi motrën e saj, për ta informuar për ngjarjen. Ishin ato që njoftuan menjëherë policinë. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë akt fatal.
Policia po shqyrton gjithashtu gjendjen mendore të 49-vjeçares për përcaktimin e motivit.
Lini një Përgjigje