Shtatë të arrestuarit për protestën e opozitës të zhvilluar tre ditë më parë në kryeqytet u lanë në masën 'detyrim paraqitje'.
Para gjykatës së Tiranës u njohën me masën e sigurisë Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani.
Ata u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.
Pas mbarimit të protestës, policia arrestoi 7 persona, ndërsa 40 deputetë dhe funksionarë të PD dhe PL po hetohen në gjendje të lirë. Opozita bllokoi 5 pika të kryeqytetit nga ora 17:00 deri në orën 20:00 këtë të hënë, njësoj sikur kishte ndodhur më 26 nëntor të këtij viti.
Gjatë protestës pati dhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, ku u përfshinë edhe deputetë e funksionarë të PD dhe PL. Flamur Noka në një moment goditi me grusht një efektiv, ndërsa nuk munguan fyerjet nga Belind Këlliçi drejtuar policëve.
Duhet te denohen me gjobe te renda dhe pastaj te lihen te lire
Keta bllokuan rrugen me te drejte duhen te shkojne ne burge , po Flamur Noka qe godet dhe ofendon policet a ka ndonje mase ? . Nese per ate qe godet policin nuk meren masa atehere mos u merni me sardelet .
Pordhe me rrigone.......????????...!!!!.