62-vjeçari në Devoll tenton të vrasë me sëpatë një të moshuar

12 Janar 2023, 10:41Kronika TEMA

62-vjeçari në Devoll tenton të vrasë me sëpatë

Një 62-vjeçar që goditi me sëpatë një të moshuar në Devoll është vënë në pranga. Bëhet e ditur se 73-vjeçari, Vasil Begolli banues në fshatin Menkulas, fillimisht ka deklaruar në polici se ishte rrëzuar aksidentalisht, në oborrin e banesës së tij.

Por pas hetimeve rezultoi se i moshuari është goditur në kokë me sëpatë nga 62-vjeçari i vënë në pranga.

Begolli u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar. Autori i plagosjes akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. 

Lini një Përgjigje