
Vrasja e Edmond Papa alias Hoxhaj e kryer në “Selitë” të Tiranës, mund të parandalohej nëse Policia e kryeqytetit, do kishte marë masa për ta mbajtur në monitorim 49-vjeçarin nga Kurjani i Fierit.
Emri i Papajt, ka dalë në dosjen hetimore të vrasjes me tritol të Aleksandër Sadikaj, si një rrethanë e treguar nga babai i këtij të fundit, shtetasi Fatmir Sadikaj.
Ora News shkruan se gjatë marrjes në pyetje në polici, Fatmir Sadikaj, ka treguar se djali i tij Aleksandri i vrarë me tritol në qershor 2022, ka pasur konflikte të vazhdueshme, për një borxh financiar me shtetasit Edmond Hoxha, dhe dy shtetas të tjerë, me inicialet D.H dhe D.M, shokë të këtij të fundit.
Në deklarimin e qershorit, babai dha në polici të dhënat për Edmond Hoxhaj, i cili për shkak të ndërimit të mbiemrit në Papaj, ishte i njëjti person që mbeti i vrarë në Selitë.
Në të dhënat që babai i Sadikaj, i ka treguar policisë, shkak i këtij konflikti ka qënë mosshlyerja e një shumë financiare nga ana e Edmond Papa, i cili disa vite më parë i kishte blerë Aleksandër Sadikaj në fshatin Buz të Memaliaj një sasi shumë financiare prej mbi 100 kg hashash.
Njëherësh sipas të dhënave, Papa ka qënë dhe personi i fundit që ka kontaktuar dhe i ka kërkuar takim në periferi të Tiranës, Aleksandër Sadikaj.
Ndaj dhe ky i fundit ka udhëtuar nga zona e Saukut në drejtim të zonës së Lundrës, ku dhe në afërsi të mbikalimit tek TEG-u, makina e tij ka shpërthyer, duke sjellë vdekjen e Sadikaj.
Babai i viktimës i ka treguar policisë se djali i Aleksandri, është futur në kurth nga tre të njohurit, duke përmendur dhe Edmond Hoxhaj.
Pavarësisht se Fatmir Sadikaj, i ka dhënë indicie të forta policisë se kush është njeriu që dyshonte për vrasjen e djalit të tij, Policia e Tiranës nuk ka mbajtur në vëzhgim këtë emër, gjë e cila mund të sillte parandalimin e vrasjes.
Edmond Hoxhaj alias Papaj, lëvizte lirshëm në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, duke mos ju frikësuar një hakmarje të mundshme. Ditën e vrasjes Papaj, ka udhëtuar nga Saranda në Fier dhe mandej në Tiranë, ku ka çuar nënën e tij për vizitë.
I gjithë intenerari i tij është ndjekur nga vrasësit, të cilën e kanë finalizuar goditjen përfundimtare në një lokal në zonën e Selitës në Tiranës. Pas hetimeve të kryera, policia e Tiranës, mundi të arrestojë djalin e një punonjësi policie, Albana Velo dhe të shpallë në kërkim Andre Bode.
Të dy personat janë shokë dhe miq të ngushtë të Aleksandër Sadikaj. Ndërsa Bode, pak ditë para se të kryente krimin kishte aplikuar në Berat për pasaportë biometrike, të cilën ende nuk është paraqitur asnjë person për ta tërhequr në sportel.
Ndërkohë dy ditë pas vrasjes së Papajr në Tiranë, në 18 dhjetor 2022, dy shqiptarë të tjerë Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç, janë ekzekutuar me armë zjarri.
nuk dua të mbroj policinë,por të dalësh e të thuash"po të ishte bërë kjo e ajo,nuk do të kishte ndodhur kështu",është një gomarllëk!! e para jo çdo hamëndësim i dësnitarëve a të pyeturve nga policia është për tu marrë në konsideratë!ka aq shumë karllëqe sa nuk do të majftonin policët e botës për të ndjekur një rrast me 3 dëshmitarë!!pastaj,dhe policët njerëz janë!ata vlersojnë për të vërtetë atë që jau merr mëndja!!e njëjta gjë e thënë nga njerëz të ndryshëm merret ndryshe,vlersohet ndryshe!! kjo që thoni ju është si të ribëni vaterlonë në vënd të napoleonit!sigurisht që ju do të fitoni megjthëse nuk keni asnjë ide si shkrehet pushka e jo më të jeni gjeneralë të nivelit të tij!!sepse do detyroni të bëjë të njëjtat veprime,duke rregullauar vetëm gabimet e napoleonit!!por jeta nuk shkon kështu!!në një moment të caktuar ndodh ajo që ndodh dhe nuk mund të çbëhet!mund të mësohet prej saj,por nuk mund të çbëhet!!
A jeni ne terezi, c'domethene ne monitorim policor? Sa duhet te zgjaste ky monitorim, 1 muaj, 1 vit, 10 vjet apo derisa te vdiste nga shkaqe natyrore? Duhet te vinte te pakten nje makine me police ne dispozicion ta ndiqnin te ndjerin ne gjithe boten?! Kur ai nuk ruhej per veten e vete, si do mundej policia ta bente truprojen e tij? Policia ka bere procedurat e saj, do e kete marre ne pyetje pas ekzekutimit te te parit, e ka deklaruar si person i dyshimte per ngjarjen, por nuk ka gjetur prova ta fajesonte dhe me tej ta arrestonte Papen. Aty ku kishte mundesine, beri pune te mire dhe i zbuloi autoret. Komplet lajm idiot i Ora News.
ska budall që nuk është gjeneral pas lufte!! dhe këta luajnë të njëjtin rrol!!po tu shtrosh pyetjen"përse nuk i bëre ti këto gjëra,meqënëse je kaq i zoti"!!do të të përgjigjen"unë nuk ja kisha idenë"!!dhe nuk e kuptojnë se në të njëjtën kohë dhe policia nuk ja ka pasur idenë!!ka vepruar si e ke drejtuar intuita!!e cila nuk është 100% e saktë!!