Arkë me peshk për të bërë një punësim në ministri, Apeli lë në fuqi vendimin për ish-zv.ministren Rovena Voda

11 Janar 2023, 14:48Kronika TEMA

Arkë me peshk për të bërë një punësim në

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për ish zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda pasi kërkoi pafajësinë.

Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burg pasi ndikoi për të punësuar një person në administratë. Ajo kishte kërkuar përmes avokatëve të saj që të pushohen hetimet me pretendimin se nuk ka bërë vepër penale.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka përfunduar shqyrtimin e çështjes ndaj Rovena Voda, ish-zv.ministres së Brendshme, duke vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurës R.V, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2, të Kodit Penal, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dhe dënimin e saj l(një) vit e 3( tre) muaj burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1, të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës R.V, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 10(muaj) burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e zbatimit të masës së sigurimit arrest ne shtëpi datë 13.7.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

-Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të pandehurës R.V t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurës M.H, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 1, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit e 3(tre) muaj burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës M.Hi ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) muaj burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” datë 13.7.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurës F.B, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 1, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dhe 25 të KoditPenal dhe dënimin e saj l(një) vit e 3(tre) muaj burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurit F.B, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) muaj burgim.
-Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” datë 13.7.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 26 datë 07.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3 Komente

  1. t
    tata luigji

    Futja levrek deri sa te kalojne kjo krize, eshte bere keq levreku nuk po shitet. Rovena te fal te gjitheve gezuar 2023 E di qe bota tani tall karin me ty po duro fute levrekun ne furre

    Përgjigjjuni
    1. A
      Apeli vet ngopet ne Ngjala sa krahu te trasha

      Nuk do ket ne Bote Prokurore e Gjyqtare me shkerdhata me te korrupstuar e inkriminuar se kta . Kjo denohet me vendim Politike sepse i kan urdheruar ta denojne qellimishte gjasme per Korrupsion per nji Arke Peshk ,ndekohe qe Banda e Opozites me ne krye Kreterroristin e Demokracise Shqiptare saleh brrishin e ilyer mutajn _ kane Pushtuar nji Lalz te tere me gjith banden e tyre dhe per cudi asnji Putane "e Drejtesise" nuk i shikon !

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ????????????????????????

        mos u frefshib kurre te babziturit njerez te poshter shtet i kalbure ne cdo cep

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje