
Në SPAK kanë mbërritur para pak minutave Zamira dhe Feruzan Durda, burrë e grua që humbën djalin e tyre 7-vjeçar nga shpërthimi në Gërdec. Ata janë thirrur nga Prokuroria e Posaçme në cilësinë e kallëzuesve të ish ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu.
E pyetur se çfarë do të quante mbyllje me drejtësi të çështjes së Gërdecit, Zamira Durda ka thënë se Fatmir Mediu do të duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.
“Të dënohen fajtorët. Janë shumë. Nuk është vetëm ministri i asaj kohe. Provat janë brenda. Unë e di se për 29 të tjerët që janë marrë të pa ndehur që një gjë e gjykuar të gjykohet sërish. Ky duhet ti mbajë. Ministri. Unë nuk e njoh firmën private që demontonte.
Kërkoj dënimin e ministrit Fatmir Mediu me burgim të përjetshëm. Janë 26 jetë të humbura. Urdhri i atij që ndryshoi kalibrat. VKM ka qenë me kalibra të vegjël. Ky futi në demontim kalibrat e mëdhenj. Nuk e duroj aksident teknologjik ku nuk kishte teknologji. Nuk e konceptoj dot termin.
Ishin jetë njerëzish, nuk ishin zogj pulash. Kanë shkatërruar 26 familje. Kemi 15 vjet që nuk e marrim veten. Nuk kam humbur vetëm djalin, por dhe babain, kunatën. Kemi tre viktima si familje e mijëra të tjerë që janë të shkatërruar e të drobitur. Këta na fyejnë, tallen me ne. Nuk mund të tallen me jetët e njerëzve tanë. Të paktën të prihen të qetë atje ku janë”, tha Durda.
Lini një Përgjigje