Rama, darkë me drejtoret e Policisë së Shtetit ne qarqe

11 Janar 2023, 21:43Kronika TEMA

 

Rama, darkë me drejtoret e Policisë së Shtetit ne qarqe

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim drejtorët e policive vendore. Takimi po zhvillohet në vilën 30 në Tiranë. Mësohet se i pranishëm është edhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje, teksa jemi në fillim të vitit. Policia e Shtetit mbylli një vit të gjatë ngjarjesh dhe sfidash në 2022, ndërsa për herë të parë u regjistruan më pak se 50 vrasje, konkretisht 43. Edhe për këtë vit janë disa sfida që duhet të përballet, mes tyre edhe zgjedhje lokale të majit, për të gatantuar sigurinë publike në fushatë elektorale.

2 Komente

  1. k
    k

    O tytë shko se të vodhën gjithë shtetin .Mos bëj foto dhe propagandë kot më kot.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alfred

      E pa zakonte dhe e pa shembullt. Nuk ndodh askund! As ne vende me demokraci, as ne vende me diktature!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje