93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

21 Shkurt 2026, 11:50Kronika TEMA
93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjes e sotëm në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Sipas policisë një 93-vjeçar ka plagosur me kallashnikov në këmbë një 61-vjeçar.

I moshuari është Astrit Çani, ndërsa i plagosuri Pëllumb Çani. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. Ç., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. 

6 Komente

  1. K
    Kaonia

    Mirë që nuk qëlluan Arjan Çanin ????????????

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beqiri

      Per mua duhet ti jepet nje denim i merituar dhe te vuaj gjithe jeten ne burg,mbasi mund te krijoje precedent te rezikshem qe gjithe 90-100 vjecaret te fillojne e te perdorin armet dhe ku te vemi e te fshihemi ne te rinjte e fshatit qe jemi te 70-80 vjeceve.Qerataj,mire qe ka mbushur 93 per 94 vjece ,por na bene edhe garripin.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pet.

        O Beqir, ky 93 vjecari ka pas shume plane per te ardhmen e tij, dhe kete djaloshin 60 vjecar e ka pare si pengese.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ymeri nga Devolli

          Paska pat arsye te fort.

          Përgjigjjuni
    2. T
      Tori

      Do i ketë ngacmuar te dashuren,,,

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pusht plak

        Edje mund t'i kete ngacmiar te dashuren..Pusht plak...cdo gje eshte e mundur...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje