VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer

21 Shkurt 2026, 09:10Kronika TEMA
VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam

Policia e Tiranës ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me protestën e djeshme të zhvilluar nga opozita. Uniformat blu njoftuan se kanë arrestuar në total 18 protestues dhe kanë proceduar penalisht 46 të tjerë. Sipas njoftimi të bluve të kryeqytetit ata hodhën lëndë piroteknike, molotovë, sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e policisë. Mes të arrestuarve janë edhe tre të mitur

“Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajtjen e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përreth territorit ku po kryhej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të polciisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 19 vjeç, D. G., 32 vjeç, A. I., 42 vjeç, V. I., 22 vjeç, E. Xh., 18 vjeç, K. N., 23 vjeç, R. I., 20 vjeç, E. C., 46 vjeç, R. P., 26 vjeç, M. K., 31 vjeç, A. D., 31 vjeç, K. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç B. B., 23 vjeç, A. D., 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur; Si dhe proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë”, njoftoi policia.

 

 

 

 

6 Komente

  1. D
    Dje u ndaluan , sot i lirojne

    I ndaluan dje i nxjerin sot dhe saga vazhdon. Instuticionet duhet se gjejne burrimin e se keqes qe dje doli rasteshisht dhe ishte Gjin Gjoni nje plepist i korruptuar. Kjo palo drejtesi shkone deri ne Finlande dhe arrestone nje personne qe ka shitur hashish para 5 vitesh , dhe nuk ndeshkon akte terroriste te molotovit qe ne kodin pénal eshte e specifikuar si arme zjarrin.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Njohuri pērmbledhēse

      Protesta opozitēs nisi nē orēn 18 dhe pērfundoj me deklaratēn pēr media tē kryetarit tē grupit PD z.Barrdhi (rreth orēs 23) nē komisariatin nr 1 (Tiranē).Protesta ishte nē pērkujtim tē shembjes sē shtatores tē E. Hoxha.Foli nē tribun te bulevardi aktorja Bulku ku nē atē kohē kishte qēnē studente, foli deputetja Tabaku ku shtrinte krahun si tē ishte gruaja Hitlerit, po ashtu dhe Berisha tek mori ton luftarak me fjalēn uragan, ku filloj skena dhunēs dhe u pa vigjilenca policis, Vazhdoj Berisha te vazhdoj rrugēn me truprojet nga kishte arrdhur pēr ti orientuar te parlamenti, ku rrugës jepte konferenca pēr gazetar.Njē pyetje ju bē " Pērse s'po proteston para ministris sē infrastrukturēs., ju pērgjigj qē Lubi Balluku ka zyrē nē kryeministri dhe ēshtē zv kryeministre, vazhdoj afër xhamis sē namazgjas ( pran parlamenti) nisi molotov i protestuesve, ku u replikua me gaz lotsjellēs dhe uj me presion, vazhdoj djegia kazaneve tē plehrave (pran toptanit) dhe u largua Berisha pēr nē selin blu , pas njē tentative rikthimi.Vazhduan deputetēt e opozitēs tē afronin protestuesit ,por numri tyre zvoglohej.Pērderisa protesta buk kishte lidhje me parlamenntin, atēher policia nisi tē kaloj nē aksion te personat probkematik me arrestime, ku civilēt siblonin protestues.U pa qē nga selia blu dilnin militant ne molotov dhe fishekzharre, atēger u morr masa dge afër selis.Deputetēt hynin dhe dilnin, friksoheshin nēse do arrestoheshin nē zyra apo nē rrugē, ndaj shfaqeshin shenja nervozizmi.Njē protestues ( me sa duket nga agjērimi) shfaqi shenja plogēsgtie, ku deputeti i Elbasanit Boçi bēri transportin e tijē nē soital, ku dhe vetē kishte gērvishur gishtin, njē profesire kishte enjtje nē ballē, dhe njē thetēr qē u godit bē qafē gjatē protestēs.Shikonim civil pranē lanēs qē identifikonin protestues.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spiro

        Ju shkerdhefsha motrat o police plehra me ne krye kryeplehren.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Murgu

          Populli thotë:"Kur i vjen ngordhja qënit,shkon e përmjer në derën e Xhamisë".

          Përgjigjjuni
          1. l
            leo

            Kot i arestoni se me këto gjykata të mbushura me hajdutë të gjith do lirohen...

            Përgjigjjuni
            1. U
              Une

              Mja mor budallenj do vi i ne pushtet por jo me bomba ce ini aq te trashe se kuptoni ju sjeni per pushtet se se kuptoni plitiken ju ka mbetur fillmi ne 91 ne kuptoni mja me njeres te thjeshte dhe femije

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje