Një i vrarë dhe një i plagosur brenda 10 minutash në Tiranë: Të dyja ngjarjet kanë të përbashkët një shkak

20 Shkurt 2026, 18:33Kronika TEMA
Një i vrarë dhe një i plagosur brenda 10 minutash në

Në harkun kohor të 10 minutave, dy ngjarje tronditën Tiranë këtë të premte. Një 31-vjeçar mbeti i vrarë pasi u godit me thikë, ndërsa një 34-vjeçar u plagos me armë zjarri.

Ngjarjet në fjalë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe në të dyja rastet, por të dyja rastet kanë të përbashkët një detaj.

Ishte ora 15:40, kur në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në anë të trotuarit, Egli Pashollari, vetëm 31 vjeç, u godit për vdekje me thikë. Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një vajzë.

Sipas asaj që mësohet deri në këto momente, ai u sulmua nga tre persona, dy djem dhe një vajzë. Sapo kishte zbritur nga makina, kur personat në fjalë e sulmuan fizikisht. Në konflikt e sipër, njëri prej tyre e goditi me thikë pas shpine. Autorët u larguan nëpër rrugica dhe autoritetet policore vijojnë punën për kapjen e tyre.

Ishin qytetarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes që i dhanë ndihmën e parë të riut dhe e nisën atë me makinë drejt spitalit. Megjithatë, plaga e marrë ishte fatale dhe ai nuk arriti të mbijetonte, duke ndërruar jetë.

Dhjetë minuta më vonë, në orën 15:50, në Rrugën e Kavajës u raportua për të shtëna me armë zjarri. Një 34-vjeçar mbeti i plagosur në bark. Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Edhe në këtë rast, dyshimet e para janë se shkak për ngjarjen u bë një vajzë.

Policia konfirmoi se ka mundur ta identifikojë autorin e plagosjes dhe po punon për kapjen e tij.

“Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre. Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje”, tha Policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat, për të dyja ngjarjet.

3 Komente

  1. S
    Sass

    Skenaret me vrasje i organizon sali non grata

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      “Cherchez la femme dmth qe sebepi i sherrit eshte femra”. Nuk fliste kot Xha Sulua

      Përgjigjjuni
      1. I
        I çudituri

        Buçpapa?! Prapë këta?! Sa shumë qenkan!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje