SPAK i kthen pronarit makinën me të cilën u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe

20 Shkurt 2026, 14:05Kronika TEMA
SPAK i kthen pronarit makinën me të cilën u rrëmbye

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka kthyer pronarit makinën me të cilën u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Makina me targa “AC 121 JJ” ishte sekuestruar po me urdhër të SPAK, por mjeti iu rikthyer sërish Endrit Merkaj.

Gjatë verifikimit procedurial është realizuar këqyrja e mjetit nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga i cili nuk ka rezultuar të dhëna me interes për hetimin.

Sipas SPAK-ut, ky automjet ngjyrë e zezë, u përdor nga disa persona në datën 12 gusht 2025 për të marrë peng, biznesmenin Gerond Meçe, i cili më pas ka pretenduar se është çuar në fshatin Gracen dhe detyruar përmes presionit psikologjik, që të hiqte dorë nga disa ankesa tenderash që kishte depozituar në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Makina u sekuestrua në 15 dhjetor 2025 në kuadër të sekuestrimit të sendeve që provojnë kryerjen e veprës penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”.

3 Komente

  1. H
    He pra

    Po kjo ishte lojaaa ???????!!!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bac u kry

      Mbylljani ceshtjen edhe çunave se ska lezet

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        SPAK duhet te sqaroje pse ju kthye makina te zotit , nese me te vertet eshte rrembyer Gerondi. Ose eshte rrembyer dhe eshte bere krim, ose nuk eshte rembyer dhe ja keni futur kot.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje