Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në zonën e Kamzës.
Një burrë 42 vjeç ka rënë nga ura e Babrroit drejt rrugës së Unazës Lindore, duke ndërruar në vend.
Nga pamjet që Gazeta TemA, shihet që në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca.
“Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Opozita është shkaktare, pasi jep lajme të zeza për vëndin me statistika depresive. Sot qimja bëhet tra dhe së fundi dim si mbyllet çdo premtim politik, fitojn të afërmit e tyre të gjithë grosh-t, ndërsa për ne ngelen ca astra. Divorce, papunësi, stres, jan shkaktart kryesor. Në një familje prej 5 antarësh, 4 jan punsuar në shtet , ndërsa ka familje prej 10 antarësh, mbledhin kanoqe. Përse nuk i shikon shteti këta mashtrues. Ka prej atyre që kan shtëpit e tyre dhe shteti ju hap portat, ndërsa atyre me qera, dhe nga pastrimi i nxjerr. Ka nga rrethet që kanë 10 grazonjere me qera dhe pa kontrat për të mos paguar taksa. Përse nuk i dënon kryeministri Rama këta abuzues, t'ju prish shtëpit dhe ti dëboj nga Tirana.
Një hall i madh e ka detyruar fatziun t´i japë fund jetës. Hall i madh! A nuk patën mundësi të afërmit ta mbështesin? Sa e zezë që na duket jeta, në do caste. Gjithmonë vjen rrugëdalja disi. Vetë kam shpëtuar në Tiranë një hallemadh që donte t´i jepte fund jetës. E vizitoja disa herë në ditë, duke i dhënë shembull hallesh nga jeta ime dhe e të tjerëve që kam njohur. U kthjell disi dhe e mori jetën përpara, hyri në punë tek pasticeria në rrugën e Durrësit. Ishin vitet e fundit t¨r shek. 20-të. Kishte borxhe të mëdha. E mbyste turpi dhe pamundësia për të larë borxhet. Këtij fatëziut i ndristë shpirti! Ngushëllime familjarëve.