Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin Çyrbja për ndryshimin e masës së arrestit

20 Shkurt 2026, 10:25Kronika TEMA
Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin Çyrbja për ndryshimin e

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën për ndyrshim mase të ish-deputetit Jurgis Çyrbja. Akuzat që rëndojnë ndaj Çyrbjas janë “Korrupsion aktiv zgjedhor”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “tregtimi i sekretit shtetëror”.

NJOFTIMI
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 73 akti, datë 18.02.2026 regjistrimi, mbi kërkesën e të pandehurit J.Ç, me objekt: “Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të kësaj gjykate, për shkak të përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si vijon:
– Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit J.Ç.
U shpall në Tiranë, sot më datë 20.02.2026

2 Komente

  1. J
    Jani

    Po done me dale se harxhone me shume leke ne burg se jashte, kushto drekat e darkan ne burg.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dodam

      U denua kot fare per telefonata qe nuk kane asnje vlere por qe duhet denuar dikush per statistika.Ky ska te beje fare per cfare eshte denuar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje