Policia-PD: S'marrim përsipër tubimin, por do ketë masa pasi ka informacione se mund të ketë dhunë

20 Shkurt 2026, 12:30Kronika TEMA
Policia-PD: S'marrim përsipër tubimin, por do ketë masa pasi

Policia e Tiranës i ka bërë me dije PD-së se nuk e marrin përsipër zhvillimin e tubimit të sotëm bazuar në analizën e riskut, por po ashtu thuhet se janë marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në protestë.

Në një përgjigje nga Policia e Tiranës për A2CNN thuhet: “Po do të sigurojmë mbarëvajtjen pavarësisht refuzimit. Lëvizjen e lirë. Do të mbrojmë institucionet, jetën e qytetarëve si çdo aktivitet masiv".

Sakaq, disa rrugë kryesore që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të grumbullohen protestuesit, janë bllokuar.

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi, më datë 20.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë. Bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit”, thuhet në njoftim.

Pavarësisht kësaj, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, në rast se do të zhvillohet tubimi.  Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht: -Nga ora 15:00 e datës 20.02.2026, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”, vijon njoftimi.

5 Komente

  1. P
    Pazarokracia vazhdon

    Cfare do te thote kjo pergjigje e policise? Pa na e deshifroni nje here???!!!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Pse nuk vendosni postbllogje ne hyrje te bulevardit dhe te kontrollohen gjithe njerezit qe hyjne aty? Kush kapet me sende te rrezikeshme, merret bran dhe ne biruce.

      Përgjigjjuni
      1. B
        BRAHIM HYDAJ

        Bravo, jo 1 por 4 pika te orjentuara nga do hyet per ne shesh, ashtu sic behet edhe ne ndeshjet e kombetares. Fare thjeshte dhe paster... biles edhe ato bushtrat si puna e Hotit te kontrollohen deri thelle edhe ne vendet intime

        Përgjigjjuni
      2. S
        Syri tv dhe propaganda tyre

        Herën e kaluar, radikalët ekstremist demokrat, i dogjën lesht një kameramani të news 24, shpresojm që policia të arrestoj 500 protestues ( nëse s'ka vënd në komisariatet e kryeqytetit) ti shpërndaj në rrethe, të arrestoj deputet të opozitës, antar të familjes Berisha, adoleshent, qytetar problematik, nëse është e nevojshme., dhe Berishën.Duam të mbizotroj ligji. Votuam më 11 maj 2025 për të shtypur kriminelët e selis blu, dëshira jon është urrdhër.

        Përgjigjjuni
        1. L
          LORA

          Lajm i mire,per ruajtjen e jetes se efektiveve te policise.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje