Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital

20 Shkurt 2026, 14:10Kronika TEMA
Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital

Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika është paraqitur në ambientet e spitalit të burgut, ku ka shfaqur probleme shëndetësore.

Mario Çela ka ardhur nga Belgjika me një epikrizë me vete dhe nga paraburgimi ku ishte vendosur fillimisht është paraqitur në Qendrën Spitalore të burgjeve.

Mësohet se Çela kërkon zëvendësim të masës për qëllime shëndetësore.

Kujtojmë se Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.

Mario Çela u arrestua në qershor të vitit 2024 nga autoritetet italiane dhe iu dorëzua Belgjikës për një vrasje të ndodhur në Antwerp.

Në Shqipëri ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK në nëntor 2024, ku u godit organizata kriminale e drejtuar nga vëllai i tij, Suel Çela. SPAK në atë kohë lëshoi 21 urdhër arreste, mes të cilëve edhe Suel Çela.

Mario Çela, sikurse njoftonte Prokuroria e Posaçme, ishte një ndër anëtarët kryesorë të organizatës. Grupi i Suel Çelës u godit edhe njëherë tjetër, në korrik të vitit të kaluar, nga autoritetet italiane, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

5 Komente

  1. N
    Niku

    Filloi loja. Eshte i semure, bejani masen "arrest shtepiak" dhe pas nje jave ec e kapeni po e gjetet. Dhe qyteti ne Belgjike ne shqip eshte Anverse, jo Antwerp. Nuk ka shkronje W ne alfabetin tone.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Keni kujdes kur ta dërgoni në Spital mjafon shoferi i ambulances dhe një polic me duar në xhepa!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Dikush po e pret ne rinas te largohet

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          Hahjaha se mos iken dhe ky

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bedriu!

            Filloi loja,shumë shpejtë bashkohet me vëllain e tij,gjërat janë të kopsitur.Sa të sëmure të burgosur por që janë të vobekt,vuajnë për një vizitë mjeksore,aj mo Shqipëri hesapi.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje