U godit me thikë, zbulohet shkaku që çoi në vrasjen e Egli Pashollarit!

20 Shkurt 2026, 18:14Kronika TEMA
U godit me thikë, zbulohet shkaku që çoi në vrasjen e Egli

Janë zbardhur të tjera në lidhje me vrasjen me thikë të Egli Pashollarit, ngjarje që ndodhi këtë të premte në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak se autorët dyshonin se viktima iu kishte ngacmuar të motrën.

Njëri prej autorëve është identifikuar si Gazment Buçpapa.

Po ashtu, mësohet se viktima Pashollari njihej si pjesë e grupit të Shullazit por nuk dihet nëse ngjarja për aktivitete të paligjshme apo është një sherr banal.

Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga tre persona, dy djem dhe një vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz 31-vjeçarin.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë që ishin në vendngjarje, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.”, njoftoi policia.

4 Komente

  1. U
    Ujku Plak

    Buçpapaj? Si Tirones Den Baba Den po me Duket?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Po por ka lend ne shpellat e tropojes zbritne tirane per te marr jete te pafajshem

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ujku Plak

        Lejohet Ironia apo jo?

        Përgjigjjuni
        1. n
          nope

          po ku dreqin e di ai cfare eshte ironia or mik!

          Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje