Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish-administrator i kompanisë DIA, i dënuar në vitin 2017 nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, në lidhje me marrëveshjen CEZ–DIA.
Në ankimimin e paraqitur, Ismailaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, të cilat kishin lënë në fuqi dënimin e tij. Po ashtu, ai kërkonte rrëzimin e vendimit për konfiskimin e shumave të sekuestruara: rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë.
Çështja u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese vetëm mbi bazë dokumentesh, ndërsa më 9 tetor është marrë vendimi për rrëzimin e kërkesës.
Ismailaj ishte akuzuar për përvetësimin e gati 5 milionë eurove gjatë kontratës me CEZ për mbledhjen e borxheve të energjisë. Në shtator 2023, ai përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu.
Mero, Juve dhe mediave të tjera, që tregoni gatishmërinë për Publikum dhe jeni të kenaqur dhe gezuar per këtë vendim të GJK. Konstatoj se mediat e pushtetit kanë kaluar në orgazëm. Copy Pastet e GJK dhe Prokurorise se Pergjithshme vrapuan per ta publikuar lajmin e gëzuar të Vendimit të ditur. Si mik i Kastriotit, dhe pjesë e studios legale "Saccucci
Z.Kastriot Ismailaj në datë 08.07.2025, ka fituar në Gjykaten e Strasburgut, kundër Shtetit Shqiptar, me votim unanim. Çështja "Kastriot Ismailaj and Others v. Albania", Application nr.28873/22. Përse nuk I tregohet publikut. Eshtë i hapur në webin ECHR. Në dt.08.10.2025, ky Vendim ka marrë formë të prerë. Edhe ky Vendim i GJK kështu do të perfundojë.